E keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ekspertja shpjegon kuptimin

  • 27 May 2020 - 23:02
E keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ekspertja shpjegon kuptimin

A keni parë ndonjëherë një ëndërr në të cilën e kapni partnerin në flagrancë duke ju tradhtuar?

Siç duket, nuk jeni e vetmja, sepse ky lloj i ëndrrës është ndër pesë ëndrrat më të zakonshme që i shohim.

Ëndrrat dinë të jenë të zakonshme, surreale, të qeta, por edhe të tmerrshme. Besohet se ne i shohim disa ëndrra brenda nate, ku secila zgjatë mes 5 dhe 20 minutave, pavarësisht se shumicën prej tyre i harrojmë.

Por si mund t’i shpjegojmë ato ëndrra që i mbajmë në mend? Shpeshherë ato ëndrra janë pasiguritë rreth moshës sonë, rreth stilit të jetës, rreth tradhtisë dhe zgjedhjeve në karrierë.

Delphi Ellis është terapiste e kualifikuar dhe ka specializuar në analizimin e ëndrrave, ndërsa ka treguar se çfarë kuptimi ka nëse e shihni në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar.

“Shpeshherë takoj njerëz të cilët e kanë parë në ëndërr partnerin duke e tradhtuar dhe brengosen se nënvetëdija e tyre po përpiqet të komunikojë me ta. Përderisa mund të themi se ne pranojmë mesazhe nga nënvetëdija në shumë nivele, kjo ëndërr sugjeron një frikë se partneri do t’ju tradhtojë, e jo dëshmi se është duke e bërë këtë.

Kjo kryesisht ndodh kur dikush në të kaluarën nuk ju ka qëndruar besnik, dhe jeni mbushur me pasiguri, frikë dhe mosbesim. Kjo ëndërr, ironikisht, është më e zakonshmja në lidhjet ku gjithçka shkon mirë”, ka treguar ajo.

(Kosova Sot Online)