Ngjarje e vërtetë: Skena e përsosur (4)

  • 28 May 2020 - 15:34
Ngjarje e vërtetë: Skena e përsosur (4)

Kemi punuar një muaj, ditë e natë për dizajnimin e skenës, dhe ishte koha të njihem me disa aktor të rinj, të cilët po garonin për çmimin - rolin më të mirë për teatër. Në fillim ishin tridhjetë, ndërsa vetëm pesë prej tyre kishin mundur të marrin shpërblim. Së pari njoftova Jetonin, i cili menjëherë më mahniti me humorin dhe shkathtësinë e tij, e më pas me kohë u mundova që të njihem me të gjithë prej tyre. Ishte në natyrën e punës që shumicën e kohës ta kalojmë së bashku, pothuajse u shndërrova në psikiatrin e tyre personal. Personin, të cilit mund t'i tregonin gjithçka dhe çdo gjë, t'i tregojnë tregimet dhe frikën e tyre. Më dukej se shumica e atyre njerëzve, ndoshta disa më të rinj e disa më të moshuar se unë, dëshirojnë vetëm të jenë të njohur dhe të famshëm, duke mos menduar fare për anët e këqija që mund të ketë fama. Por, ishin pajtuar në një mënyrë të çuditshme, disa më pak e disa më shumë, por Jetonin dhe Metin disi i adhuronin më shumë. Mirëpo, Meti ishte krejt ndryshe në krahasim me Jetonin. Kishte disi sy më të mërrolur, ndërsa që Jetoni ishte më humoristik, më i lumtur. Kishte diçka në të që e bënte të dëshiruar nga të tjerët, kishte fuqinë që ju detyron t'i besoni, si në skenë po ashtu edhe në jetën private. Ishte i mirë, i edukuar mirë, vishej mirë dhe ishte qesharak, djalosh, të cilin të gjithë e pëlqenin në Prishtinë dhe e pëlqenin edhe vajzat e reja dhe të moshuarat. Por, unë nuk isha simpatike për të.

Nuk dëshironte të ma bënte me dije se ishte i mirë dhe i këndshëm, dhe ishte i vetmi që në muajin e fundit nuk kisha ndonjë marrëdhënie të mirë shoqërore. Kjo ishte kështu deri në momentin, kur unë vrapova në zyrën e njërit nga producentët, duke ia hedhur për fytyrë disa skica, përderisa aty krejt rastësisht ishin edhe Meti dhe një producent tjetër, të cilët më shikuan me habi. - Zonjushë, a mund të më thoni ku është problemi, çfarë po ndodh? Si nuk ju vjen turp që kështu të futeni në zyrën time? - u ngrit nga karrigia producenti dhe po i mblidhte letrat e skenës, që i kisha hedhur nëpër dysheme. - Kërkoj falje nëse jam e pasjellshme, por më duket se nga ana juaj është e pasjellshme të më sillni një asistente, të cilën nuk e kam kërkuar fare, pa lejen dhe pa dijeninë time. A është kjo normale? Për ju është normale, sepse është një dizajnere me pedigre, sepse ajo është vajza e babait dhe vjen i fut duart në projektin tim, po bërtisja unë sa po mundja dhe ia bëri me shenjë Metit se do të ishte mirë t'i lëmë vetëm. - Met, nuk ke nevojë të dalësh. Ja zotëri producent, m'u përgjigj para tyre, nga kush pritet të shkruhet kontratë për film. Ju lutem, m'u përgjigj krejt sinqerisht - ngadalë po qetësohesha, ndërsa që gjithë ai mllef po largohej ngadalë. - Kam menduar se ndihma që ta kemi siguruar do të shkojë për shtati. Anastasia e ka përfunduar dizajnin në Milano, është e re, asaj i nevojitet përvojë. Edhe nuk mund të bësh gjithçka e vetme, duhet të punosh në ekip, u nxor me disa fjalë producenti, i cili përsëri më kishte bërë nervoze. - Dizajnin në Milano! Po, në fakultetin me tri klasë, të cilin e ka paguar mjaft mirë. Nuk po më kuptoni, unë pëlqej të punoj në ekip, por jo dikush me më pak talent dhe më me pak përvojë të m'i ndryshojë gjërat. Nëse dëshironi që unë të punoj, më lini të punoj atëherë. Mua ajo Anastasia nuk më pengon, mua më pengon pushteti që i është dhënë. Ose le të punojë ajo, ose unë! Ju duhet ta bëni përzgjedhjen - e thashë kështu kushtin e fundit.

- Ema nuk është e mençur. Ti e ke nënshkruar kontratën, ke obligim ndaj neve, derisa nuk përfundon emisioni, e di edhe vetë dënimin që duhet ta paguash nëse shkon, me zë miqësor iu përgjigj producenti, duke ia bërë me dije se ajo ka arritur në një rrugë pa dalje, se është bllokuar, dhe se nuk ka dalje. - Nëse është ashtu, më me dëshirë deri në fund të jetës do të ha bukë dhe ujë sesa të qëndroj prapa këtyre punëve. Nuk ekziston ndonjë kusht, me të cilin do të pranoja që emrin tim ta vendos para dikujt që nuk ka shije. Nëse kiçi është zgjedhja juaj, ju merrni të hollat unë po shkoj - u përmbajta që të mos ia plas vajit si një foshnjë e vogël, përderisa atij ia dhurova fitoren, duke e vënë veten time në lëvizjen mat. /vijon/ 

(Kosova Sot Online)