Roman dashurie: Sharmant apo romantik (28)

  • 29 May 2020 - 15:30
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (28)

Kishin qëndruar dy orë të plota në atë kafene. Në gjysmë orën e parë nuk i kishte pëlqyer, e rrethuar nga miqtë e Petritit. Të gjithë po mendonin se kishin të drejtë t'i drejtoheshin ose t'i paguajnë pije vetëm për faktin se ishte me Petritin. Lokali ishte i vogël, por përplot me tavolina dhe kishte shumë njerëz. Një bend prej tre anëtarëve po këndonte dhe nuk e kishin fare problem të këndonin atë që porositnin mysafirët e dehur. Disa vajza po vallëzonin, por alkooli po ua dridhte këmbët dhe ua kishte djersitur fytyrën. Një bionde me këmbë të gjata pandërprerë po e shikonte Petritin, përderisa Sheqerja pothuajse mund të betohej se ata njiheshin ose i kishin shkruar njëri-tjetrit ndonjë porosi. Krejt kjo po i shkonte në nerva. Ju duke ishte ngujuar aty dhe se më me dëshirë do të transferohej në botën e Mirlindit, që me siguri se ishte më i qetë se ky. Pas gjysmë ore disa edhe ajo kishte filluar të relaksohej, e vetëdijshme se Petritin nuk do ta ketë të lehtë ta largojë nga aty. Po i vështronte njerëzit që ishin aty e kohë pas kohe e vërente veten e saj se si po këndonte ndonjë këngë së bashku me bendin dhe si ka dëshirë të ngrihet dhe të vallëzojë.

Ndoshta tashmë e kishte kuptuar se aty më shumë po i takon vendin se sa që ajo dëshiron, e bota e Mirlindit është vendi ku nuk do të mund të përshtatej. E kishte harruar kohën dhe orën dhe ishte zhytur në atmosferë.

KAPITULLI I NËNTËMBËDHJETË

Po qëndronin të ulur para shtëpisë së saj. - Shpresoj të mos jesh tepër e zemëruar në mua që kemi ndenjur kaq gjatë sonte, që qëndruam në atë vrimë më gjatë se sa që të kam premtuar? Po e shikonte më me butësi se sa që kishte mundur të besonte. Të ulur në veturë, me kokat e kthyera nga njëri-tjetri, po prisnin puthjen e parë. Kishte mundur ta ndjente se çfarë po pason, por pothuajse që të dy gjërat ia kishin lejuar rrjedhojës. - Kalova mirë. Me të vërtetë mirë. Në fillim kam menduar se do të çmendem,e më pas u çmenda edhe unë, për së miri. - Mendon, nëse nuk mund t'i mposhtësh, atëherë bashkëngjituni. - Ashtu diçka. Përjashta po shfaqeshin shenjat e para të agut, duke e përmendur se për një kohë të gjatë po qëndrojnë në veturë dhe duke biseduar fjalë të zbrazëta.

Në sytë e tyre vërehej thirrja për puthje dhe e dinte se vetëm kjo ia hapte rrugën për t'u futur brenda. Ishte e përgjumur. Prandaj, ngadalë po i afrohej me fytyrën e saj. Ia ktheu. Derisa putheshin po i mbante sytë hapur. Pa marrë parasysh se kur do të ndaheshin shikimi i tij e afronte te buzët e tij. Por kur duart e tij prekën trupin e saj, ajo u largua. - Më duhet të shkoj. Po më merr gjumi. Nuk e kishte treguar se ishte i lënduar për faktin se nuk po e lejon t'ia prekte trupin. Butësisht e kishte puthur në majën e hundës. - Kuptoj. Ti je një femër me obligime. Unë jam ai që ditën e nesërme e fillon me kafe në një restorant dhe përfundon aty. Pos nëse ti përsëri ma ofron rastin që të ndryshoj për në mbrëmje. Të premtoj, nesër nuk ka lokale të tilla. Do të jetë sipas dëshirës tënde dhe zgjedhjes tënde, madje edhe nëse më detyron të shkoj në operë. /vijon/


(Kosova Sot Online)