Ngjarje e vërtetë: Skena e përsosur (5)

  • 29 May 2020 - 15:28
Ngjarje e vërtetë: Skena e përsosur (5)

Kishte heshtur për një moment, derisa Meti kishte provuar, ashtu i pavërejtur të ambientohet me zyrën, për të harruar se ishte prezent aty. Producenti ishte ngritur nga tavolina dhe ngadalë po prekte mjekrën me dorë dhe po sillte numrin e telefonit. - Hej, ajo vogëlushja duhet të fluturojë nga këtu nëse dëshirojmë shikueshmëri, po i thotë dikujt, dhe e lëshoi telefonin. Më shikoi me ata sytë e tij të kaltër dhe më tha: "ja, arritët të më mposhtni e tash që të dy më lini rehat, duhet t'i mbyll disa vrima financiare që pikërisht i hapët ju tani". - Shpresoj se nuk do të përsëritet më - thash ashtu me dy mendime dhe u nisa me Metin, i cili kishte grumbulluar gjërat e tij me shpejtësi dhe kishte dalë nga zyra. Së bashku u nisëm për në ashensor, duke injoruar situatën në të cilën u gjendëm pak më parë. - A e ke ditur se i duhet ta pranoj kushtin tënd - pyeti Meti kur dolëm nga ndërtesa. - Jo. Atë që e thashë edhe e mendova - u përgjigja ashtu, duke u zemëruar në mendimin e tij kinse kisha aktruar. - Ti je vetë çudia Ermira. Nga atëherë më thërriste, më dërgonte në shtëpi, por, ishte disi i huaj me mua. Por, gjithnjë e më shumë më pëlqente, edhe pse e dija se kishte të dashur, isha e kënaqur me vendin e shoqes. Me kalimin e kohës më ishin më të dashur, u lidha me ta.

. U mundoja të jepja gjithçka nga vetja ime. Me kalimin e kohës, Jetmiri më merrte me vete dhe më infiltroi në shoqërinë mashkullore. Meti gjithmonë ishte aty diku, por jetën private po provonte ta largonte nga sytë e publikut. Ia kisha lakmi për këtë. Me aktorët ishte ndryshe, kjo ishte zgjedhja e tyre personale. Disa prej tyre, për dallim nga Meti, jetën e tyre e shpalosnin nëpër medie dhe fitonin më shumë vëmendje dhe shikues. E vlerësoja për këtë, që refuzonte një propagandë të jetës së tij. E më pas bëri bujë lajmi se Meti u nda nga e dashura e tij. Atë ditë të gjithë shokët po e pyesnin nëse e di e dashura e tij se janë ndarë. Atë ditë në vend se të qeshte, tha: "Urrej gazetarët". Të gjithë buzëqeshëm duke menduar se po aktron, por ai heshti, por e vërejtëm se e kishte përnjëmend, u ngrit nga tavolina dhe shkoi. E shikuam me habi, duke pritur që do të kthehet dhe të na thotë se ishte shaka. - Unë e dija, ndërsa që të gjithë ne po qeshnim me një ndarje të vërtetë, por jeta vazhdon. Pas disa javëve, Meti edhe publikisht e kishte pranuar se ishin ndarë. Ndoshta pikërisht tani kur kisha më shumë gjasa, Meti e kishte ndërtuar një mur midis meje dhe tij. Kurrë nuk isha një vajzë që sjell një mashkull në gisht. Kur u rehatuar gjithçka edhe unë u pajtova të jem shoqja e tij, asgjë më shumë. Nuk ishte as hera e parë as e fundit që më shikonte ashtu. Në shumicën e takimeve të përbashkëta shkoja e veshur ashtu thjesht, kështu që ua shihja për të madhe femrave gjysmë lakuriq dhe me taka të larta, e unë përcaktohesha për sandale të rrafshëta dhe pantallona. Kështu, një të shtune të çuditshme, një zotëri, i veshur dhe i rregulluar mu prezantua. Zotëria, emrin që nuk ia dëgjova si pasojë e zhurmës, u mundua të më mahniste me veturat dhe firmat e tij. Të nesërmen, në shtatë në mëngjes më zgjoi thirrja e Donës. Të gjithë po flisnin për takimin tim me atë zotëriun e mbrëmshëm.

- Në një mënyrë vetë i ke fajet. Flirton me këta e më pas ankohesh për fjalët - tha Meti. - Unë po flirtoj - zëri im ishte ashtu i lartë. - Po pra, sillesh si…- nuk e kishte përfunduar fjalinë, pasi që ishte ndërprerë. - Si bushtër apo? Këtë dëshiron të ma thuash - tha ajo e humbur. - Nuk e mendova të… - nuk po e lejoja të fliste, isha çmendur, shumë e pikëlluar. - O ashtu, Meti, ashtu. Super. Bukuri. Pasi që unë jam bushtër, nuk ke nevojë të komunikosh me mua. Po hingëlloja si bishë e egër, duke lëshuar atomet e fundit të forcës, duke provuar të mos qaj. /vijon/

(Kosova Sot Online)