Roman dashurie: Sharmant apo romantik (29)

  • 30 May 2020 - 15:26
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (29)

E kur të dëshironi të shkoni apo t'jua dërgojnë ndonjë informatë, ja numrin dhe e kërkoni nga unë. Ky është shoferi ynë, Besi, të cilin e kemi në dispozicion për 24 orë. Mos hezitoni, mos u lodhni, kërkoni projekte, kërkoni më të mirat, vetëm jepuni atyre atë që e dëshirojnë. E kishte kuptuar qëllimin e tregimit. Kishte vënë nënshkrimin në kontratë dhe mezi po priste të dilte nga zyra. Pa Mirlindin i gjithë ky tregim nuk kishte hijeshi. Tash i kishte mbetur vetëm puna, detyra e saj e re, të cilën duhej ta fillonte sa më parë. Në duar tashmë i kishte projektet e hapësirës, të cilat po prisnin që ajo t'u dhuronte jetë. Vetëm ia shtronte vetes pyetjen nëse me të vërtetë Mirlindi ishte për rrugë apo e kishte shmangur për ndonjë arsye të panjohur. Në mbrëmje e kishte thirrur Petriti. Dhe, porsa i kishte thënë se do të takoheshin, thuajse kishte harruar në pikëllimin e ditës së sotshme, se një mashkull, me të cilin i kishte kaluar dy natë plot pasion nuk ishte në vendin, ku edhe kishte menduar se do të jetë. Sipas dëshirës së saj, kishin shkuar pranë lumit.

Po frynte një erë e fortë dhe pritej të pasonte shiu, por këmbët e saja kishin dëshiruar ta ndjejnë lodhjen. Petriti nuk po dëshironte t'i përdorte shumë këmbët. Jeta e tij ishte në rrota, por edhe siç kishte premtuar se do të bëjë atë që dëshiron ajo, së paku atë natë, ngadalë ishte ngjitur për të, kohë pas kohe duke thënë se ishte lodhur. - Sikur ndonjëri nga miqtë e mi do të më shikonte se si po shëtis skaj lumit si një pensionist, për gjithë vitin do të qeshte me mua. Për fat, asnjëri prej tyre nuk e bën një gjë të tillë dhe nuk ka teori t'i takojë. Sheqerja po qeshte. Po i vinte mirë dhe po kënaqej kur po e shihte ashtu të lodhur dhe të rraskapitur.

Si një fëmijë, i cili po mllefosej. - E di se kjo të erdhi vështirë, por më beso se është mirë për qëndrueshmëri. E kapi për beli dhe e puthi. - Më beso se jam i sigurt se i di disa gjëra që janë të mira për qëndrueshmëri se sa shëtitja skaj lumit. Përsëri e puthi, e ajo e ndjeu dëshirën e mashkullit. Nuk kishte vullnet, megjithëse e dinte se ajo ndjenja fizike, të cilën tek ajo e kishte zgjuar Mirlindi dukej si një zjarr i vogël, të cilin edhe tashmë po e ndiente në bark. Kur puthjet ishin shtuar edhe më me pasion, ndërsa dora e ngrohtë e Petritit kishte prekur gjoksin e saj, Sheqerja e ka shtyrë larg vetes. - Për diçka të tillë mendoj se do të duhet të presësh. Nuk i erdhi aspak mirë, por vazhdoi të ecte pranë saj. U ndie keq pas vetëm disa minutave. Kurrë ajo në të vërtetë nuk ishte një vajzë me moral të fortë, e cila kishte kujdes kur t'i lëshohej një mashkulli e kur jo, por e dinte se ky refuzim nuk kishte fare lidhje me nevojën, që të tregohej si vajzë e mirë dhe e moralshme. /vijon

(Kosova Sot Online)