“Burri nuk e di që kam punuar prostitutë”. Sekretet që këta njerëz do të donin të mos zbuloheshin kurrë

  • 30 May 2020 - 15:59
“Burri nuk e di që kam punuar prostitutë”. Sekretet që këta njerëz do të donin të mos zbuloheshin kurrë

Disa njerëz kanë rrëfyer në Mumsnet sekretet që i mbajnë të fshehura mirë dhe që do të donin të mos dilnin kurrë në dritë, pasi mund t’u shkatërronin jetën.

Lexoni disa prej tyre

“Oh Zot, kam shumë. Ndryshova emrin këtu që t’ju them disa. 1. Kam qenë një lapdancer. Absolutisht askush nuk e di këtë gjë. 2. Burri im la gruan e tij të parë për mua. Nuk është ndonjë sekret i madh, por fëmijët tanë nuk e dinë. Kam frikë çfarë do të mendojnë nëse e marrin vesh. 3. Kam mashtruar më shumë se një herë. Kam një pasuri shumë të madhe për shkak të sjelljes pak a shumë të gabuar, por teknikisht legale. 4. E kam tradhtuar bashkëshortin në fillim të lidhjes sonë me ish-in tim, të cilin ai e urren. Mendoj se s’do ma falte kurrë nëse do ta merrte vesh.”

“Kur isha duke u divorcuar nga im shoq pata një lidhje me një burrë shumë më të madh në moshë. Më dukej se.xy mendja e tij. Im shoq nuk dyshoi kurrë. Pasi u ndamë pata shumë lidhje kalimtare. Nuk jam krenare për këtë gjë. Tani kam një karrierë të mirë dhe jam rimartuar, por s’kam folur kurrë për atë periudhë të jetës sime.”

“Fëmija im i madh nuk ka të njëjtin baba me fëmijet e mi të tjerë. Asnjëri prej tyre nuk e di. Ai është 21 vjeç dhe babai që më dhuroi spermën e ka takuar që kur ishte 6 muajsh. Gjithmonë kam menduar se do të mundohej ta kontaktonte, por jo.”

“Familja ime nuk e ka idenë që kam qenë prostitutë, as që kam qenë e pastrehë dhe më pas kam jetuar në një hostel. Kam jetuar shumë larg tyre asokohe dhe nuk i kam takuar për shumë vite dhe flisja rrallë me ta.”

“Kam bërë orgjira, pastaj kam përdorur drogë, kam vjedhur dyqane. Tani jam i respektueshëm, nuk do t’jua merrte kurrë mendja që ai njeri kam qenë unë.”
“Kur isha në të 20-at pata lidhje me një njeri 20 vite më të madh se unë. Ai ishte shefi im në punë dhe ishte një periudhë e keqe për mua, pasi po përpiqesha të kaloja diçka traumatike. Mendoj se ai përfitoi nga unë.”

“Bashkëshorti dhe familja ime nuk e dinë që unë kam punuar si eskortë për disa muaj. Ka ndodhur 10 vite para se të njihesha me tim shoq. Kam qenë gjithmonë e dyzuar nëse duhet t’ia thosha, pasi ka ndodhur shumë kohë para se të njihesha me të. Ai ka të drejtë ta dijë, por unë nuk e kam pasur kurrë guximin t’ia them. Nuk dua të më shohë me sy tjetër kur të mësojë se kam shkuar me burra të ndryshëm.