Ngjarje e vërtetë: Shokët më të mirë (2)

  • 01 June 2020 - 15:30
Ngjarje e vërtetë: Shokët më të mirë (2)

Me këtë rast edhe atij edhe Hanës u kishte kaluar nëpër veshë duke folur për Shpëtimin, i cili të pret pas mësimit për të shkuar për kafe, kështu që në letrat e tija përplot shpirt, rreth asaj se si luan shah. 'Nuk po të ecën puna vajzë', me vendosmëri kishte thënë fjalinë e gjyshit të saj, fjali me të cilën ai gjithmonë ia kishte bërë me dije kur gabon, por se sa më shpejtë që është e mundur ta përmirësojë gabimin. 'Po si isha e verbër me dy sytë e mi në ballë', kishte bërtitur përsëri me njërën nga fjalitë e tjera të gjyshit dhe ia kishte pëlcitur gazit. "Nga mëngjesi më duket se nuk jam në gjendje të mendoj asgjë, krejt çfarë jam duke bërë është se po citoj fjalët e gjyshit tim", po e kritikonte veten e saj. "Mirë, të shohim çfarë do të bëhet? Së pari, të shohim atë vajzë se sa serioze është kjo, për çfarë bëhet fjalë këtu", kishte filluar Vera ta planifikojë planin. Pas kafjallit e kishte lajmëruar Hanën dhe Ilirin që të shëtisin skaj liqenit të ngrirë, pasi që gjithmonë ishin kënaqur në shëtitjet pranë lumit, si dhe kishin vëzhguar nisjen e patave të egra në drejtim të jugut, në drejtim të viseve të ngrohta. Si për shkaka, Ilirit i kishte thënë se duhet ta marrë dorezën e së dashurës së tij.

Ai vetëm buzëqeshi dhe më pas edhe tha: "Kur të jetë tek unë, do ta marr me vete". Hana e kishte shtyrë pak Verën: "Nuk e di çfarë dreqin ka, e ka hedhur dorezën mbrëmë, thoshte se nuk kishte nevojë për doreza të prishura. E ajo ia kishte dhuruar, plot me shpresë… e ti mos pyet asgjë, diçka që nga mëngjesi po rri nëpër qoshe". Vera e lumtur po vraponte, e gëzuar me atë që kishte dëgjuar. Për të, mesa duket kishte shpresë. Hana po e shikonte plot me habi, duke mos e pasur as idenë se për çfarë ishte gëzuar kaq shumë Vera. Kur ishte kthyer në kryeqytet, Vera gjithnjë e më rrallë po dilte me Shpëtimin, nuk po i pëlqente si dikur më parë, e as shakatë e tij më për të nuk ishin qesharake. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, tashmë Shpëtimi kishte ndaluar dhe nuk po e ftonte më për të dalë bashkë. Në natën e Vitit të Ri Vera e kishte pranuar një pako, nga një qytet i Kosovës. Kishte njohur nënshkrimin e Ilirit dhe me buzëqeshje po e hapte atë. Në pako ishin të shtrira dorezat, me ngjyrë të gjelbër, me buba të vogla të portokallta. Në njërën prej dorezave shkruante një porosi që thoshte: "Dhuratë nga shoku më i mirë". Kishte vrapuar deri në librari në të cilën kishte shikuar librin për ekosistemin, për të cilën Iliri po interesohej shumë. E kishte paketuar dhe ia kishte dërguar së bashku me porosinë: "Dhuratë nga shoqja më e mirë". Me padurim kishte pritur përgjigjen e Ilirit. Por, nuk kishte përgjigje. E pikëlluar dhe e pakënaqur, dhe për këtë arsye, ajo kishte hequr dorë nga dhuratat dhe shkëmbimi i porosive. "Sa budallaqe që jam, ai vetëm kishte bërë shaka dhe e kishte vërtetuar statusin tonë "Shokët më të mirë".

E unë si një budallaqe kisha shpresuar …". Për pritjen e Vitit të Ri Hana kishte shkuar në shtëpinë e studentëve, së bashku me shoqërinë e sa, ishte rregulluar për mrekulli dhe ashtu të lumtura ishin nisur së bashku me Verën. Edhe pse po e mundonte lajmi rreth Ilirit, Vera nuk kishte pyetur asgjë, me padurim duke pritur që ai të hyjë në banesën e saj, duke sjellë freskinë e një nate dimri dhe buzëqeshjen e tij zëshme. Iliri nuk kishte ardhur, ndërsa që mbrëmja po kalonte, ishte ofruar edhe ora 22 ndërsa që Hana po e priste shoqërinë, me të cilën po shkonte ta priste vitin e ri. Po e shikonte Verën, e kishte ulur paksa kokën dhe duke rrudhur sytë kishte pyetur:

"A je e sigurt se ti me neve nuk vjen për pritjen? A di çka, asgjë për mua këtu nuk është e qartë: nga gjithë kjo Prishtinë ti kthehesh në qytetin tonë të vogël e as atje nuk e pret Vitin e Ri? çfarë po pret? Kalorësin me kalë të bardhë? Vera vetëm i kishte hapur duart dhe kishte buzëqeshur, nga pak e hutuar: "Nuk e di, me të vërtetë. Diçka nuk jam në disponim të mirë dhe nuk dua të argëtohem". "E, ti je e njëjtë si vëllai im. Në vend se të vrapoj pas vajzave, ai kthehet nga fakultet, menjëherë merr ndonjë libër për ekosistemet, nuk e kam idenë prej nga e gjeti. E mban atë libër, thuajse prej atij libri i varet jeta. Nuk e di ku e ka marrë atë libër…

E ka lexuar disa herë, jam shumë e bindur. Besoj se ka dalë për shëtitje. Mendoje, nuk dëshiron të argëtohet, dëshiron të shëtisë, gjithçka ka". Vera kishte marrë frymë thellë nga lumturia, e kishte puthur Hanën dhe kishte shpejtuar në shtëpi. Kishte marrë dorezat me buba dhe ishte nisur për shëtitje. Derisa kishte hapur dyert e hyrjes, pothuajse gati ishte përplasur me Ilirin. Ishin shikuar disa momente e më pas ia kishte ofruar njërën dorezë, duke pritur përgjigjen. E mori dorezën dhe ia vuri. "Tash kam edhe dorezën e dashur". Në hapësirën para ndërtesës kishin shkruar: "Nuk jemi më shokët më të mirë". Përfundi Hana kishte shkruar: "Thuajse këtë nuk e kam ditur unë. Por, juve ju desh pak kohë ta kuptoni". FUND

(Kosova Sot Online)