Si të bëni s*ks gjatë izolimit? Ekspertët e Harvardit japin këshillat nga shmangia e puthjeve, vendosja e maskave deri tek dezinfektimi i dhomës së gjumit

  • 02 June 2020 - 16:54
Si të bëni s*ks gjatë izolimit? Ekspertët e Harvardit japin këshillat nga shmangia e puthjeve, vendosja e maskave deri tek dezinfektimi i dhomës së gjumit

Kryerja e marrëdhënieve seksuale mund të përhapë koronavirusin. Ndërsa raportohet se vetëm mastrubimi është me rrezik të ulët.

Mjekët në Universitetin e Harvard thanë rreziku më i madh vjen nga kryerja e marrëdhënieve me persona të ndryshmë. Ndërsa rreziku më i ulët për tu prekur nga koronavirus është shmangia e seksit derisa COVID-19 të jetë zhdukur.

Teksa pranuan se heqja dorë nga seksi nuk është shumë e mundur, shtuan se mjekët duhet të diskutojnë se si të minimizojnë rrezikun e pacientëve që kapin Covid-19 gjatë seksit.

Shmangia e puthjes, veshja e maskës dhe dushi para dhe pas seksit mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit me virus, thanë ata.

Ndërsa seksi në telefon apo dërgimi i mesazhve me përmbajtje seksuale mund të jetë më i përshtatshëm për të rriturit.

Por studiuesit paralajmëruan se kjo mund të çojë në probleme të tjera siç është shantazhi.

Në studimin e tyre, të botuar në revistën Annals of Medicine Medicine, ekipi shtoi se edhe seksi me partnerin me të cilin jeton është i rrezikshëm pasi mund ai/ajo mund ta ketë kapur rrezikun jashtë shtëpisë.

Mjekët gjithashtu sugjerojnë dezinfektimin e dhomës së gjumit për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

(Kosova Sot Online)