Roman dashurie: Sharmant apo romantik (33)

  • 03 June 2020 - 15:26
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (33)

KAPITULLI I NJËZETETRETË

Ditëve që pasuan ajo vizatonte. E inspiruar që nga vajtja e saj e parë në hotel, në imagjinatën saj kishte përplot ngjyrë të kuqe, detaje të arta dhe të argjendta. E kishte vizionin e hyrjes në klub të natës në retro-fazonin, me mijëra e mijëra pasqyra nga të gjitha anët, e madje edhe një pjesë e kulmit dhe e dyshemesë ishte në pasqyrë. Nëpër mure të ndërtuara me gjips kishte vërejtur figura të njerëzve lakuriq që dukeshin shumë vulgar, e që në njëfarë mënyre shpalosnin fshehtësitë që ndodhnin nëpër katet sipër, ku ishin dhomat me shtretër të rehatshëm, thuajse të krijuar për të bërë dashuri. Kishte vërejtur edhe banakun prej xhami, të shkëlqyeshëm, përderisa këmbët me rrota këtë bankë po e sillnin sa në të djathtë sa në të majtë. Po shihte pishtarët nëpër mure dhe fontana, nga e cila po rridhte ujë në shumë ngjyra, e cila ishte ndërtuar me një ndriçim të posaçëm. Më pas po i vërente femrat me taka të larta se si po futeshin në kabare, të veshura me mëndafsh me ngjyrë të kuqe, të cilat po ngjiteshin në skenën e kuqe, ndërsa në prapaskenë po qëndronte një qytet i tërë i vizatuar. Vizioni i saj po dukej gjithnjë e më i çartë dhe puna e saj ngadalë po ecte në drejtimin e duhur. Me Petritin po dëgjohej çdo të dytën ditë. Po e thërriste në çdo kohë, i mbyllur në mërzi, por gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm për të marrë komplimente për ta tërhequr në shtratin e tij dhe për t’u kënaqur me posedimin e saj. Sa më gjatë që ishte me të, aq më shumë po i shkonin në nerva ditët kur nuk e dinte ku është apo me kë është.

Të dashurën e tij nuk kishte mundur ta pyeste asgjë, por besonte se fqinja do të duhej të dinte shumë më tepër dhe se Petriti do të ishte më i afërt sikur të dinte për takimet e tij me fqinjën. Kështu, duke e fshehur Petritin që e dashura e tij të mos e kuptojë se ata po takohen, Sheqerja kishte provuar që të mësojë për ato takimet e tyre të rralla.

E, kur takoheshin, i gjithë mllefi dhe zemërimi po i takonin. Ai po sillte disa gjëra interesante në banesën saj, vetëm të qeshnin e ai ta prekte me këtë rast. Njëherë ai para derës së saj kishte ardhur me një mace të bardhë, ndërsa rreth qafës së saj e kishte lidhur një shirit të kuq dhe ia kishte dhuruar. Sheqerja nuk i pëlqente këto kafshë, dhe kishte marrë frymë lirisht kur pas vetëm tri ditëve macja kishte ikur. - Ta kam dhuruar një mace, e ajo ka ikur. Çfarë do të ndodhte sikur të vendosja ta dhuroja veten time? A do të më shtyje edhe mua të ik prej teje, apo së paku do të ishe munduar që të rri sadopak? Në këtë pyetje ajo nuk iu përgjigj. /vijon./

(Kosova Sot Online)