Roman dashurie: Sharmant apo romantik (34)

  • 04 June 2020 - 15:24
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (34)

Nuk mundej as ta merrte me mend, përkundër imagjinatës së saj, që Petriti do të rrinte më shumë se një natë në banesën e saj. E, ndonjëherë vetëm donte që ai të mos shkonte në shtëpi para se të agonte mëngjesi në tërësi. Kurrë nuk kishte kërkuar nga ai që të flinte me të. Kur ai edhe e kishte bërë një gjë të tillë, ajo e kishte zgjuar, gjë që ai e kishte kërkuar. E kishin botën e tyre, kurse fjalët iu bëheshin gjithnjë e më të çmendura dhe më të pakuptimta, shikimet gjithnjë e më të gjata dhe seksi gjithnjë e më i mirë. Zëvendësi i Mirlindit, Blerimi, mbante kontakt të rregullt me Sheqeren.

E thërriste çdo tri ditë dhe e pyeste çka kishte të re. Kur e përmendte Mirlindin, kjo ishte shkurt, duke thënë se drejtori vazhdonte të ishte në udhëtim zyrtar. Mirlindi ishte shndërruar në një kujtim të zbehtë, e ai do të zhdukej tërësisht, vetëm sikur ajo të mund t'i harronte netët që i kishin kaluar në hotel. Dukej se më nuk mund t'ia kujtonte as pamjen, por kurrsesi nuk mund ta harronte atë ndjenjën kur kishte qenë në duart e tij. Sidomos gjatë atyre ditëve kur Petriti nuk lajmërohej. Duke menduar rreth të dyve në të njëjtën kohë, edhe vetvetes i dukej nga pak e ndotur, e më pas të dy i bashkonte në një njeri, duke marrë më të mirën si nga njëri, po ashtu edhe nga tjetri. Por, ata dallonin aq shumë, sa që ishte e pamundur që të bashkoheshin qoftë edhe në një mënyrë të tillë.

KAPITULLI I NJËZETEKATËRT

Pas saktësisht njëzet ditëve, prej se kishte nënshkruar kontratën, të gjitha skicat e saj ishin të gatshme. E thirri Blerimin dhe ia bëri me dije se ishte e gatshme t'i dorëzonte ato dhe se, nëse kjo do të ishte ajo që kërkohej nga ajo, të fillonte me punët konkrete. Kishte bërë edhe listën e të gjitha materialeve dhe gjësendeve të tjera që i duheshin. Por, nuk mund ta merrte me mend se çka do t'i thoshte ai djalë i sjellshëm: - Drejtori do të jetë këtu nesër rreth orës gjashtë, do të ishte mirë sikur të takoheshit me të dhe t'i prezantoni atij të gjitha këto. Natyrisht, iu desh të pranonte. Edhe pse ishte e vetëdijshme se, herë do kurdo, do të vinte deri te momenti kur do të takohej me Mirlindin, në atë moment i dukej se nuk ishte ende e gatshme. Atë mbrëmje Pertri nuk thirri fare. Ajo supozonte se ai gjendej diku në qytet, me shokët e tij, duke ngucur femra. Ndoshta ndonjëherë edhe mendja i shkonte te ajo. Por, tani kjo nuk i pengonte, meqë i pëlqente nata në vetmi, nata e përgatitjes para takimit me realitetin me ëndrrat. (vijon) 

(Kosova Sot Online)