Roman dashurie: Sharmant apo romantik (36)

  • 06 June 2020 - 17:58
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (36)

Dha shenjë me kokë. Kjo informatë për të nuk kishte asnjë vlerë. - Ua kam shitur pjesën time dhe nuk dua të merrem më me njerëz të cilët paragjykojnë. Edhe ashtu kam tepër punë, gjithë koha po më kalon në veturë duke lëvizur poshtë e lart, e po ashtu më shumë jam edhe në ajër, hotelet janë shndërruar në shtëpinë time përderisa njerëzit që i takoj rrugës janë bërë miqtë e mi. Jeta ime është shndërruar në diçka që po më del nga dora, e unë jam një makinë e programuar që i ndihmon një jete si kjo, se nxiton në një drejtim diku, por pa pasur një qëllim apo përfundim të caktuar. Nuk e di nëse ti mund ta kuptosh atë që e them? Bëri me kokë. - Më fal që po të ngarkoj me këtë, por që nga momenti kur të kam prekur, e kam pasur disi një ndjenjë se ne njihemi, se di të më dëgjosh, se kupton disa gjëra nga unë për të cilat as vetë nuk jam i vetëdijshëm. Kështu qëndrojnë punët, prandaj edhe puna ka dështuar. Nuk e ki idenë sa keq më vjen.

Ishte i sinqertë, turpi i tij po ndihej pasi që më kishte dhënë shumë premtime dhe shuma të majme e tashmë këto duket se po shkurtohen. Por, nuk kishte mundur të jetë e zemëruar, jo në të. Po e shikonte me butësi. - Krejt i kam kuptuar Mirlind. Dhe nuk ka problem, më beso. Ti e di se për mua gjithmonë ka punë, pikërisht kam dëgjuar se do të më thërrasin për rregullimin e skenografisë për një shfaqje teatrale, që do të bëjë bum të vërtetë. Që nesër në xhirollogarinë time do t'i kthej disa tëholla. E dinte se duhet mirë të tkurret për ta kthyer shumën e avansit të cilën e kishte shpenzuar, por ajo tashmë ishte pajtuar me fatin. - Jo, nuk ke nevojë ta kthesh atë shumë të hollash. Puna është punë, dhe ajo pjesë të takon ty. - Nuk ka gjasa! Nuk më vjen në mendje ta mbajë gjithë atë shumë të hollash për diçka që nuk kam bërë. Po buzëqeshte. - Respektin tënd dikush do ta quante shumë naive, por unë mendoj se ti as që e ke lexuar pjesën tjetër të kontratës. Po e shikonte me dyshim. - Në kontratë është mirë e cekur se nëse, puna nuk përfundon shkaku i fajit të firmës apo hotelit, avansi i të hollave nuk kthehet. Me të vërtetë, ajo këtë nuk e kishte vërejtur në kontratë. Mori paksa frymë më lehtë, por me të vërtetë po turpërohej.

- Mos u brengos për të hollat, ato janë tuat. Më vjen keq që nuk ke mundur atyre idiotëve t'jua tregosh punën tuaj prej një artisti. Por, jam e sigurt se këtë do ta bësh në një vend tjetër. Që të dy heshtën. Secili prej tyre ishte zhytur në mendimet e tyre, por e kishin ndjerë praninë e njëri tjetrit. E këtë sheqerja nuk kishte mundura ta duronte asnjë moment më shumë. Kishte frikë nga ndjenjat e saj, të cilat ai i zgjon te ajo. U ngrit në këmbë. - Atëherë... edhe mua më vjen keq se erdhi puna kështu. Tash po shkoj. Me disa hapa ai ishte para saj, afër saj, me buzët e gatshme për tu puthur. Po e shikonte me lakmi, por në ato momente kishte një butësi. - Më ke munguar. /vijon/

(Kosova Sot Online)