Ngjarje e vërtetë: E prishi fejesën për faj të prindërve të tij (6)

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 13:57
Ngjarje e vërtetë: E prishi fejesën për faj të prindërve të tij (6)

Që të dy po heshtnim dhe kam filluar me grumbullimin e pjatave në tavolinë. Kur që të gjitha pjatat i rehatova në dollapin e kuzhinës, më tha: - Është shumë e vërtetë, unë tashmë jam në lidhje me një tjetër. Por, dua që ti ta dish se nuk je fajtore. Thjesht, kjo ndodhi papritmas. Shpeshherë jam ndier sikurse jam në martesë. Në banesë nuk ishte ashtu si do të duhej të ishte, gjithnjë ishe pasive. Por, edhe kur ishe këtu, sikurse të mos ishte fare - e pranoi një gjë të tillë duke mos më shikuar në sy. - Kush është ajo - përsëri po më interesonte? - Një kolege nga puna. - A je i dashuruar në të - po vazhdoja unë me pyetjen e mia, edhe pse tradhtia e tij në masë të madhe më kishte lënduar.

Fjalët e mia vetëm sa e zemëruan edhe më shumë: - Për hir të Zotit! A është e rëndësishme kjo tani? Ndoshta edhe ti ke qenë ende e dashuruar në ish-të dashurin tënd, kur je martuar me mua. Familja jote më kishin thënë se duhet të mundohem shumë për të ta larguar atë nga koka jote - më tha ashtu i zemëruar. Unë u shtanga, si një gur i vërtetë. Prej nga Dardani di për Bardhin? Katër vite kishin kaluar nga ndarja jonë, kur unë dhe Dardani ishim njoftuar. Kurrë në jetën time nuk i kam folur për të. - Prej nga e di ti për Bardhin - u ula dhe u ktheva përsëri në tavolinë? Gjaku nëpër vena më ishte zverdhur, po e ndieja si zemra po më rrihte me ritëm më të shpejtë. Dardani nuk e kishte vërejtur se si po ndihesha dhe m'u përgjigj:- Ma ka thënë nëna jote. Se ishte e dashuruar marrëzisht pas një mekaniku, dhe se ende nuk ke mundur ta harrosh, edhe pse gjithmonë je shtirur se e ke harruar.

Nuk i kam kushtuar edhe aq vëmendje e as nuk i kam besuar se pas kaq shumë viteve mund të mendosh për dikë. - Çfarë të ka thënë ajo për të - e pyeta unë derisa në veten time për brenda nervozizmi sa vjen e shtohej? - Pse ka rëndësi kjo tani - nuk po më kujtohet tani. - Të lutem, kujtoje. Çfarë të ka thënë nëna ime, dua të mi tregosh të gjitha? U mendua paksa e më tha duke ulur kraharorin: - Se mezi e kanë hequr qafe. Dhe se ata janë tepër të lumtur se më ke takuar mua. E më pas edhe më mirë jam përshtatur te të tutë - përsëri iu hodh situatës së tij. - Se mezi e kanë hequr qafe - përsërita me heshtje. Çfarë do të thotë kjo? Por, Bardhni është ndarë nga unë. Çfarë lidhje kanë pasur prindërit e mi me të? Bardhi kurrë nuk ma ka thënë arsyen e vërtetë të ndarjes sonë, po mendoja me vete.

Diçka do të ketë mund ndodhur. Diçka që as sot e kësaj dite unë nuk e kam kuptuar, po mendoja me veten time. - Blerina, çfarë ka ndodhur? A mos vallë ende po mendon në atë djaloshin - po buzëqeshte ashtu me ironi? - A është kjo e tëra që të kanë thënë për të? - Po, kjo është e tëra - ma ktheu dhe u ngrit nga tavolina. Në dalje e sipër më tha: Javën tjetër mund ta fillojmë ndarjen. - Çfarë? - Po gjërat e shkurorëzimit de. - Po, natyrisht - e pranova ashtu pa bërë shumë zhurmë. Atë natë e kalova një mbrëmje të trazuar. Sa më shumë që thellohesha në mendime, isha gjithnjë e më e bindur se ata, prindërit e mi, kishin një rol në ndarjen time me Bardhin. Nuk kishin mundur ta përjetonin faktin se po martohesha për djalin e një punëtori krahu, për të cilin thoshin se, nuk i takonte klasës sonë dhe nivelit intelektual. A është kjo e mundur? Se ata janë përzier dhe e kanë shkatërruar lumturinë time.

Por, si e kanë bërë këtë? Pse Bardhi do t'i dëgjonte dhe do të më braktiste? Kjo nuk ka kuptim, kur jam zgjuar ende po i shtroja të njëjtat pyetje por nuk po gjeja përgjigje. Nëse do t'i pyesja sot, do të më gënjejnë, jam e sigurt. Atëherë më ka kaploi një dëshpërim. Çfarë ka lidhje kjo tani? Edhe nëse ata janë fajtorë për ndarjen tonë, tashmë gjithçka është e humbur. Bardhi tashmë e ka jetën e tij, me siguri edhe familjen e tij, e unë jam pranë shkurorëzimit. Na ndajnë gjashtë vite të gjata e kush e di edhe çfarë tjetër. Ndoshta më nuk jeton as në kryeqytet, po mendoja me veten time, por nuk po mund të ndaloja së menduari për të. (VIJON)

(Kosova Sot Online)