Roman dashurie: Sharmant apo romantik (50)

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 14:01
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (50)

Cingëroi telefoni. U lajmërua, e vetëdijshme se emri i kujt kishte dalë në ekran. - Alo? - Mirlindi këtu. Isha në banjë. Më kishte thirrur. - Po të kam thirrur. Me krejt trupin e saj kishte arritur një dëshirë e flaktë që të jetë pranë tij, që t'ia ledhatojë fytyrën, që ta dëgjojë duke ia shpjeguar disa fakte historike, që ngjyrat e arta të banesës së tij t'i turbullohen nga pasioni dhe t'i mbyllë sytë me dorën e tij mbi gjoksin e saj. Do ta jepte krejt botën vetëm edhe njëherë ta përjetonte këtë. - Pse? - Nuk e di. Që t'i them disa gjëra... që të them shumë gjëra. Po i ndërpriste fjalët thuajse po belbëzonte. - Cilat gjëra, Sheqere? - Dosa gjëra... të rëndësishme. Disa gjëra të veçanta... - Në rregull, m'i thuaj, po të dëgjoj. - Nuk mundem... tash nuk mundem... o Zot, Mirlind, sa budallaqe që jam unë!

Për disa momente mund të dëgjohej vetëm ofshama e saj, të cilat pa sukses po provonte t'i qetësonte. - Po, Sheqere. Ti je një budallaqe. - E di. - Por a di çfarë? - Çfarë? - Problemi është se unë jam më budalla se sa që je ti, kështu që në këtë moment do të vij dhe do të të rrëmbej. Por, vetëm me një kusht, se kurrë më nuk do të largohesh prej meje. Nuk po mund të besonte atë që po e dëgjonte. Kur kishte vendosur ta thërriste, ishte pothuajse krejt e sigurt se ai nuk do të dëshironte ta dëgjonte, por kishte shpresuar së paku do t'ia dhuronte një mundësi që t'i thoshte se e dashuron. Por, ja.. - Sheqere? A po më dëgjon? - Po të dëgjoj, Mirlind. - Dhe? A je qind për qind e sigurt se nuk do të largohesh më nga unë? - Jam. Shumë e sigurt jam. Më në fund kam vendosur dhe jam e sigurt.

KAPITULLI I TRIDHJETESHTATË

Në banesën e tij asgjë nuk kishte ndryshuar, pos se ishte ndier se ditëve të fundit kishte qenë aty, më shumë se ditëve tjera. Çfarë e ka ndryshuar vendimin tënd? Ishin shtrirë në shtrat krejt të veshur dhe po e shikonin njëri tjetrin. Në veturë, derisa po shkonin aty nuk e kishin folur asnjë fjalë të vetme. Të gjitha fjalët i kishin lënë për më vonë, vetëm po mbaheshin për dorë, duke u kënaqur përsëri. - Unë as që e kam pasur një vendim. Unë kisha jetë. Para teje, para së gjithash, unë në shtëpi arrija e dehur, me dëshirën që pranë vetes ta kem dikë si ty, dikë timin. E më pas erdhe ti, sikurse në ëndërr. Dhe, erdhi edhe dikush tjetër, dikush më real, të cilin e dashuroja dikur moti. Më pas u shndërrova në kaos, po hamendësoja midis teje dhe atij. Midis diçka të panjohur dhe diçka që e njihja

(Kosova Sot Online)