Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (4)

  • A.P /
  • 25 qershor 2020 - 15:29
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (4)

Redoni e njihte Doruntinën nga konteksti, i cili nuk kishte kurrfarë lidhjeje me angazhimet e saj profesionale. Ajo në fakt ishte gruaja e të njohurit të tij, Luanit. - "Vazhdon që të jetë në fron" - ishte titulli i librit. - Presupozoj se bëhet fjalë për një roman autobiografik. Kjo do të ngjante me Doruntinën, që t'ua bënte me dije të gjithëve se vazhdonte që të konsiderohej më e mira, edhe pasi që kishte mbushur të tridhjetepestat, mendonte Redoni, duke e sjellë librin nëpër duar. Edhe Doruntinës, sikur edhe shumë femrave të tjera, të famshme, i mungonte modestia. Megjithatë, Redoni e vlerësonte atë pse ishte inteligjente dhe, në fund të fundit, kishte një diplomë fakulteti, si dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë botërore. Në shumë aspekte ajo ishte në përparësi në lidhje me ish-koleget e saj, e edhe në raport me Laurën.

Nuk mund të matej me të vetëm sa i përket bukurisë. Laura ishte shumë më atraktive sesa Doruntina, e po ashtu ishte edhe më e re, për rrafsh dhjetë vjet. -Autobiografik?! -pyeti Laura, duke shtrënguar duart. -Hë-hë! Në pyetje është një roman i vetë-lavdërimeve, ja çka është ai! Pjesa e parë e romanit është plot përshkrime jomodeste të karrierës së zonjës së përmendur, derisa në pjesën e dytë ajo qëron hesapet me manekinet të cilat e kanë dëbuar nga pistat e modës! Kudra e fëlliqtë! A ka nevojë të them se më ka përmendur edhe mua?! Redoni pohoi me kokë, duke menduar për banjën si vendin më të përshtatshëm për të bërë dashuri. Aty do të mund t'iu dorëzoheshin pasioneve të veta, pa pasur frikë se do të mund t'i dëgjonte ndokush. Edhe salla e konferencave dukej si vend joshës, por ajo kishte tri dyer, për të cilat do të duhej të përkujdesej. - Edhe... Çka ka shkruar? - me qëllim e bëri zërin e tij të tingëllonte si i brengosur.

Më shumë i interesonte ta dinte se çfarë rrobash të brendshme kishte Laura atë ditë dhe sa të komplikuara do të ishin ato për t'i hequr. - Shtriga e thiut! - vazhdonte të shfryhej Laura, pa pasur ide rreth gjendjes dhe qëllimeve të Redonit, të cilat kërkonin që të realizoheshin menjëherë. - Ajo është aq xheloze, sa që ka shpikur një mal me rrena, për të ma nxirë fytyrën dhe për të më turpëruar! Nuk e ka kursyer asnjë segment të jetës sime, ka shkuar aq larg, sa që ka treguar edhe çfarë notash kam pasur gjatë shkollimit. A mund ta paramendosh, Redon?! E, ai vetëm mendonte sesi ta shtinte sa më parë në dorë. (vijon)

(Kosova Sot Online)