Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (7)

  • A.P /
  • 28 June 2020 - 18:01
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (7)

Laura pa ndërprerë po i kryqëzonte duart. - Kur dikush për ty do të fliste keq diçka Redon, unë do të ngjitesha në majën e botës për ty dhe do ta kundërshtoja, do të isha kundër të gjithëve! Që të gjithëve do t'ua bëja me dije se jam në anën tënde dhe se jam e gatshme të ballafaqohem me të gjithë, me të gjithë ata që duan të më dalin përpara! Ishte kjo deklaratë mjaft e fortë, në të cilën Redoni nuk kishte fije dyshimi. Laura me të vërtetë ishte besnike ndaj tij. Dhe, pikërisht për këtë arsye, ajo edhe kishte pritur se ai do të bënte diçka për të. -Në rregull - u pajtua jo me dëshirën e tij dhe po merrte frymë thellë. -Sot do të bisedoj me Luanin. E mbërtheu në xhinset e saj, ia puthi gjoksin dhe e përqafoi duke ia vendosur duart përreth qafës. -Të faleminderit, dashuri... - pothuajse po eksplodonte, duke kafshuar buzët e veta ajo dhe duke e provokuar atë. E ka shtyrë fortë për në mur, në mënyrë që ta puthte ashtu, si mendonte se ishte e përshtatshme. E la pa frymë dhe ia bëri me dije se dëshironte ende, por shumë shpejt u hap dera e banjës.

-Rregullohu, e unë do ti qes pijet ... Nuk e kishte lejuar të shkonte. E shtriu dorën në drejtim të tij, duke mos e ditur as vetë pse. Ata po kënaqeshim me njëri-tjetrin, duke mos pasur ndonjë brengë tjetër, e duke mos menduar për miqtë, shokët apo të tjerët që kishin mendime të ndryshme. Redoni e kishte kuptuar se ajo nuk ishte nevojë për komentet e tij, që nganjëherë edhe ishin të tepërta, por se Laura kishte nevojë për diçka tjetër. Por, as ai nuk po mund ta dallonte dëshirën e saj. -Mua ma qit një 'martini', të lutem - e kërkoi, u ul në dysheme duke marrë të brendshmet e saj që kishin mbetur aty.

Edhe një herë kishte provuar ta kapë shikimin e saj, mirëpo ajo doli më tej dhe ia ktheu shpinën, duke e vërejtur se nuk mund ta kërkojë atë që nuk mund ta ketë prej tij. Kishte dalë nga banja me një disponim krejt ndryshe. Për disa minuta ia kishte dalë që gjithçka të sillte në vendin e vet. Grimin e fshirë nga fytyra e saj e kishte vendosur si duhet. Kishte rregulluar edhe flokët e saj. Pos fustanit të saj që ishte rrudhosur paksa, asnjë shenjë tjetër e një akti të dashurisë nuk po mund të vërehej tek ajo. /vijon/

(Kosova Sot Online)