Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (9)

  • A.P /
  • 30 June 2020 - 15:28
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (9)

Shikimi i Redonit po sillej poshtë dhe lart në gjunjët e saj dhe kishte provuar që t'i futej nën fustanin e saj. Vetëm pjesërisht ishte i vetëdijshëm rreth asaj që i kishte treguar Laura. Tashmë e kishte konsumuar një uiski dhe atë në bark të zbrazët, kështu që lehtë po i sillej vërdallë. -Të lutem? - kërkonte edhe më duke u ndjerë i përgjumshëm. Ende po e ndjente veten e lodhur pas të bërit dashuri në mënyrë energjike, me elemente të ndryshme dhe ekzibicione. E për fatin se në dorën e tij po mbante të pasmet e Laurës, nuk po i ndihmonte aspak të relaksohej, në fakt krejt e kundërta ishte. -Ku ke humbur në mendime, i dashur? -Laura u soll përreth tavolinës, në mënyrë që me buzët e saj t'ia puthe fytyrën. -Pas tri javësh, në një hotel në qytet po mbahej një manifestim i një reviste të njohur dhe kishin kërkuar nga ajo që t'i vendosë emrat e mysafirëve dhe t'i rehatojë ata.

Ajo natyrisht se e kishte planifikuar që edhe Redonin ta merrte me vete. -Natyrisht se po! Ai është personaliteti më i rëndësishëm, kishte thënë ajo. Redoni disi kishte mbetur i habitur, pasi që tashmë kishte, apo ndoshta edhe i ishte imponuar ta ketë titullin e përcjellësit të Laurës. -A je e sigurt se ai do të vjen me ty, - e pyetën disa shoqe? -Kjo nuk do të duhej të më brengoste. Jam shumë e sigurt se Redoni do të vjen me mua. -Në rregull, emrin e tij do ta vendos diku. Do t'u drejtohem sponsorëve në mënyrë që modelet t'i veshin fustanet më të bukura. Atë mbrëmje je ti ajo q do të duhet të shkëlqesh, e dashura ime. -Do të jem më e bukura, sikurse edhe zakonisht! Laura me këtë fjali e kishte përfunduar bisedën me njërën nga organizatoret.

Zbriti nga tavolina, iu ofrua Redonit dhe u ul në prehrin e tij. Mund të ma urosh, i dashur... - preku gotën e tij me të veten. -Jam futur në listën për përzgjedhjen e manekineve më të bukura për vitin e kaluar. I vendosi duart përreth saj dhe e tërhoqi nga vetja. -Çfarë mendon për këtë, ta festojmë me shampanjë dhe qirinj, në xhakuzin tim? Sonte, për shembull. -Mmm...Po duket të jetë mjaft interesante... - dhe u preken buzët e tyre. Por, kam frikë se shkaku i obligimeve të mia do të duhet ta shtyjmë këtë ngjarje. Deri nesër në mbrëmje... /vijon/

(Kosova Sot Online)