Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (15)

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 15:26
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (15)

Redoni i rrudhi vetullat, sepse edhe vetë e ndante atë mendim. -Po... i zemëruar kishte hedhur pecetën në tavolinë. -Edhe mua Luani më ka mbetur në kujtimin më të bukur. Ne të dy kishim një bashkëpunim mjaft korrekt, njëri-tjetrit i kemi mbetur me kujtimet më të mira të mundshme. Mirëpo, sot jam munduar që ta shkatërroj atë kujtim të bukur që e kishim dikur për njëri tjetrin. -Shkaku i Lurës? - shoku i tij po hamendësonte me të drejtë. -Po, pikërisht shkaku i saj! - tha Redoni këtë fjalë përmes dhëmbëve të shtrënguar. -Nc nc nc... Nuk e di se çfarë ke bërë, atë po e kënaq në të gjitha mënyrat, por me të tjerët je fjalosur, mik.

-Tash është vonë të ma thuash këtë. Më kjo punë nuk mund të rregullohet apo përmirësohet. Por, ta harrojmë tani këtë - ashtu i nevrikosur ma bëri me dorë dhe më tha: A të kujtohet bashkëshortja e Luanit? - Atë zonjë, natyrisht, se e kujtoj mjaft mirë. E kam njohur personalisht, e disa herë të tjera e kam shikuar dhe në televizion. Është shumë e bukur, e mençur po ashtu. Ajo është një femër intelektuale midis manekineve të tjera. -Pajtohem se ajo është një femër e mençur me diplomë fakulteti dhe një koeficient të lartë të mençurisë.

Mirëpo, karriera e saj është në rënie e sipër, por edhe vitet e kanë bërë të veten. Nuk e di çfarë tjetër e ka shtyrë ta publikojë autobiografinë, me të cilën të gjithëve është munduar t'jua bëjë me dije se është më e mira dhe më e bukura. -Gruaja e tij ka publikuar autobiografi?! - më pyeti miku im. -Sa akt i guximshëm është ky! Çfarë ka shkruar ajo aty? Se sa herë ka shëtitur nëpër pistat e modës dhe ka bërë foto për ballinat e revistave? -Nuk e kam lexuar librin, e as që mendoj ta bëj një gjë të tillë, por me sa duket është një mënyrë që të ballafaqohet me të gjitha rivalet e saj që i kishte nëpër pistat e modës. -Ah, ashtu... Do të thosha se ajo në atë libër e ka përmendur edhe Laurën dhe po mund ta marr me mend se çfarë po pason tani në atë libër... -Në fakt... - Redoni krejt në fund kishte heshtur, që ta ndezë një cigare. Ajo kishte thënë disa fjali, për të cilat kam frikë se janë të vërteta. -Por, Laura i kishte përjetuar si lëndim? -Është zemëruar! Kjo është e kuptimshme, as mua nuk do të më pëlqente kur dikush do të shkruante se jam pa shkollë, se me gjithë ato udhëtime nëpër botë nuk flas asnjë gjuhë të huaj, se nuk jam i dëshiruar midis kolegëve dhe se lidhja ime bazohet ekskluzivisht vetëm në seks. -Au... - edhe shoku im, këshilltari im e ndezi një cigare. E kam të qartë pse tani Laura është mllefosur deri në atë masë, dorën në zemër, krejt jo duket e vërtetë. -Megjithëkëtë, Laura më ka shtyrë ta thërras Luanin, për t'ia përcjellë protestën tonë, rreth asaj që kishte shkruar bashkëshortja e tij. Çfarë tmerri! (vijon)

(Kosova Sot Online)