Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (6)

  • A.P /
  • 10 korrik 2020 - 15:37
Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (6)

Kur dola nga zyra e mjekut, e takova Jetmirën. Dukej e shqetësuar për mua. - Të lutem, nëse merr vesh diçka, ma bëj me dije - tha ajo, duke shtuar sesi e dinte sesi ndihesha. - Pyetem pse Renata i bën të gjitha këto. E kemi një vajzë të mrekullueshme dhe... - Jam e sigurt se ti nuk je fajtor për këtë. Renata është një shpirt i humbur. E shikova me pikëllim, e më pas u nguta për në shtëpi. Kur hyra, pashë se telefoni ishte duke rënë. Thërrisnin nga policia dhe më than që të shkoja menjëherë. E kishin gjetur veturën e Renatës tërësisht të shkatërruar.

Me gjasë kishte vozitur tepër shpejt dhe vetura i kishte dalë jashtë kontrollit në një kthesë. As ajo nuk pati shpëtim. - A nuk ka mbijetuar, a? - i pyeta me një zë tepër të ulët, e ata mi shprehën ngushëllimet e tyre. Pasoi një periudhë e tmerrshme: identifikimi i trupit të Renatës, autopsia, njoftimi i prindërve të saj, e edhe Kaltrinës mu desh t'ia shpjegoja se nëna e saj më nuk ishte në këtë botë. - A do të më duhet që përgjithmonë të rri te gjyshi dhe gjyshja? - më pyeti. E përqafova fort dhe u mundova ta qetësoja, duke i fshehur lotët. - Çdo gjë do të jetë si më parë - thash. - Do të kthehesh në shtëpinë tënde, në dhomën tënde. Jetmira erdhi në varrim. Tërë kohën qëndronte anash, por para se të shkonte, më tha: - Nëse mund të të ndihmoj disi, lirisht më thirr. Nga ai moment kanë kaluar disa vjet. Kaltrina tani shkon në shkollë dhe është bërë një vajzë tepër e bukur. Jetmira u shërua në tërësi nga alkoolizmi dhe sërish ia filloi punës.

Ndonjëherë takoheshim për kafe apo drekë. Më nuk dukej sikur femra të cilën e kisha takuar disa vjet më parë, derisa tentonte ta linte alkoolin, por ende shikimi i saj vazhdonte ta kishte butësinë e njëjtë. - E di - më tha një herë - kur e shikoj Kaltrinën tënde, më duket se jam duke e parë Suzanën time. Më mungon shumë fëmija im, por kam vendosur të vazhdoj me jetën time, më e fortë se më parë. Atë ditë e putha për herë të parë. Ky veprim imi ishte instinktiv, por ajo nuk më refuzoi. Po, edhe unë kam vendosur që të vazhdoj me jetën time dhe shpresoj që këtë do të mund ta bëj me Jetmirën. FUND

(Kosova Sot Online)