”E kapa me një tjetër, ajo ka trup të bukur dhe është bionde…”, gruaja tregon dramën e jetës: Më tha ik, po unë e dua

  • G.G /
  • 13 korrik 2020 - 11:37
”E kapa me një tjetër, ajo ka trup të bukur dhe është bionde…”, gruaja tregon dramën e jetës: Më tha ik, po unë e dua

Deri sa burri im e vendosi një grua tjetër në shtëpi, unë nuk e dija çka është xhelozia, tani po më merr jetën.

Unë jam 55-vjeçare kurse burri im është 57 vjeç. Ne u ndamë katër vite më parë pas 30 viteve martesë.

Ai filloi të bëhej i ashpër dhe arrogant. Ai refuzoi të ndryshonte, kështu në fund e lashë atë me mendimin që ne ishim në një pushim deri sa gjërat të qetësoheshin.

Një ditë kur po bëja pazar, pashë burrin tim me një grua tjetër. I pyeta disa shokë të përbashkët që kishim dhe ata konfirmuan që burri im po kalonte kohë me dikë tjetër.

Kur e pyeta burrin tim, ai tha që ajo kishte një trup të bukur dhe ai kishte rënë në dashuri me të. Ajo është 40-vjeçare dhe bionde.

Kjo është koha kur unë u bëra shumë xheloze. Ajo erdhi në klasën time të Zum bas dhe unë largohesha që të mos kisha kontakte më të. Pas gjashtë muajve burri im më tregoi që gjërat mes tyre po shkonin shumë mirë dhe më kërkoi që të largohem nga jeta e tij.

(Kosova Sot Online)