Disa nga arsyet pse disa femra preferojnë të qëndrojnë beqare

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 12:19
Disa nga arsyet pse disa femra preferojnë të qëndrojnë beqare

Femrat e arrira në karrierë dhe shumë simpatike zgjedhin të rrinë vetëm, sesa me dikë që ndoshta mund t’i prishë atë qetësinë shpirtërore.  Ja disa arsye, pse këto femra janë single:

Kanë personalitet të fortë

Vetëbesimi  ndikon që të shfaqen  shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje. Një mashkull edhe mund të trembet nga kjo gjë.

Janë besnike ndaj miqve

Femrat single nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre.

Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij. Shumica e femrave të lidhura, e harrojnë shoqërinë e tyre dhe kujtohen për ta vetëm kur kanë interes.

Nuk janë të dëshpëruara

Femrat single, ja dedikojnë  kohën e tyre gjërave  që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara.

Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre

Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre.

Janë aventuriere sensuale

Femrat single nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante.

Janë ambicioze

Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër, për t’u martuar.

Nuk i pëlqejnë kompromiset

Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndjejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë. Vetëm nëse gjejnë dikë që t’i kuptojë dhe të mendojë njësoj si to, mund të krijojnë kompromise.

(Kosova Sot Online)