Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (28)

  • A.P /
  • 23 korrik 2020 - 15:48
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (28)

Redoni gjithçka po i fliste mikut të tij për incidentin që i kishte ndodhur me të dashurën e tij Laurën, si dhe gjithë ngjarjen që kishte ndodhur edhe më pas në banesën e saj. -Auu... Kjo është diçka e tmerrshme. Miku i tij nuk po dëshironte ta fshihte pikëllimin që ndihej keq për Redonin. -Sa tmerrshëm... Më vjen shumë keq që ka ndodhur kjo... Besoj se tani Laura është krejtësisht e thyer. Ai ia bëri me kokë, duke ia pohuar këtë. -Dhe? Çfarë e ke ndërmend të bësh? A e ke ndërmend ta lutësh që të falë gabimin? -A po e kupton se këtë nuk mund ta bëj ashtu? Nuk do të mund të dal përballë Laurës me propozimin që tani ta vazhdojmë lidhjen, lidhje kjo për të cilën ajo tashmë e di që e bëj vetëm për hir të seksit. Do të duhej t'i ofroja më shumë se kaq…

-Çfarë? Martesë? - Ngriti vetullat miku i tij. -Vallë a do të ishte kjo kaq shumë për t'u çuditur? - Redoni ia ktheu përgjigjen duke e pyetur. -Jo, por... Unë e di se për Laurën kurrë nuk ke menduar në atë mënyrë. -Jo, e vërtetë është, nuk kam menduar ashtu. Që nga fillimi kam menduar se lidhja jonë do të jetë jetëshkurtër. Mirëpo, koha ka kaluar, kemi përfunduar vitin duke u argëtuar, e mua nuk më ka rënë ndërmend që të largohem prej saj. Nuk po mund të pajtohem se jam ndarë përgjithmonë prej saj, edhe më shumë, se ajo do t'i takojë një mashkullit tjetër. Nga ky fakt pothuajse sa nuk po çmendem. -Hmm... Që tani po të betohem se përreth saj sillen me qindra meshkuj, duke pritur rastin e tyre dhe ndarjen tonë. Redoni ishte zemëruar dhe e kishte goditur tavolinën me shuplakën e tij të dorës. -Nuk mundem të lejoj që të ndodhë kjo, që Laura t'i takojë dikujt tjetër! Ajo është e imja dhe vetëm e imja, e askujt tjetër. Miku i tij po qeshte nga pikëllimi. -Kur të shikoj në këtë gjendje, nuk po mund ta largoj nga zemra e të mos bindem se ti ke ndjenja të forta për Laurën, se nuk e përjeton vetëm një lidhje seksi, si një femër të bukur dhe tërheqëse.

-Nuk e di se çfarë ndiej, ta hajë djalli ta hajë - po fyente. Sikur të mund ta konsideroja si një personalitet e jo vetëm si një trup të bukur. -Me aq sa di unë, për ty dhe atë, ju kurrë nuk keni bërë biseda intime dhe të besueshme. -Po e pranoj, ke të drejtë! Ky është turpi im i madh! Unë pothuajse për Laurën nuk di gjë, as për familjen e saj, për fëmijërinë e saj dhe jetën e saj në përgjithësi. Unë në fakt iu kam shmangur njohjes së saj, në këtë mënyrë që të lidhem për të, sepse kam besuar se do të jemi bashkë për një kohë të shkurtë! Por, ditët kanë kaluar, që të dy kemi pasur shumë obligime, e shumë pak kohë për lidhjen tonë. Gjithë kohën e kalonim në shtrat, apo duke shkuar nga njëra ndejë në tjetrën. Ne gjendeshim midis ndejave dhe të bërit dashuri, ndërsa që bënim vetëm biseda sipërfaqësore, biseda pa kuptime dhe pa obligime. (vijon)

(Kosova Sot Online)