Bëra s*ks me një të panjohur, tani pas 7 vitesh burri kërkon ta gjejë atë dhe...

  • G.G /
  • 22 July 2020 - 13:27
Bëra s*ks me një të panjohur, tani pas 7 vitesh burri kërkon ta gjejë atë dhe...

Një grua 26 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer problemin e saj për psikologen Deidre të The Sun, për shkak se kishte tradhtuar burrin 7 vite më parë, me një të panjohur, derisa ishte e dehur.

Ajo ka thënë se burri e ka falur por tani i është fiksuar që ta gjejë atë djalë dhe të merret me të.

Rrëfimi i saj i plotë:

Kam bërë seks të çmendur me një të panjohur që kurrë nuk e kam parë më.

Kjo ka ndodhur shtatë vite më parë por burri im ende kërkon emrin e tij që të merret me të.

Ajo natë që isha e dehur ma ka humbur jetën që atëherë.

Unë jam 26 vjeç dhe kam një vajzë e një djalë. Burri im është 28 vjeçar.

Kishim qenë vetëm për gjashtë muaj në atë kohë dhe kishim disa probleme që të jetonim së bashku.

Ne kishim marrë me qira një apartament që nuk mund ta përballonim me të vërtetë, borxhet e parave dhe zona në të cilën jetonim ishte e ashpër dhe depresionuese.

E ndjeva sikur ai më morri të garantuar dhe priste që të sillesha si nëna e tij dhe zonjë e shtëpisë qysh 19 vjeçare.

Por unë u silla në mënyrë të papjekur. Në vend të flisja për çështjet, ika jashtë dhe shkova në një klub për të pirë.

Unë u deha dhe një djalë i ri erdhi pranë meje duke pirë dhe filloi të flirtonte me mua.

Unë isha e dëshpëruar për të folur me dikë për të gjitha që po më ndodhnin dhe ia shpreha të gjitha e në fund ai më ftoi në banesën e tij.

Natyrisht ne përfunduam në dhomën e gjumit.

Ai ishte shumë xhentil dhe i kuptueshëm, për çka unë kisha nevojë dhe unë nuk shkova në shtëpi deri në mëngjes.

Unë provova t’i them të dashurit tim se po qëndroja tek një shoqe, por ai i kishte shkruar asaj kur unë nuk kisha shkuar në shtëpi.

Ai e dinte se unë po gënjej. Mu desh t’i rrëfeja dhe ai u bë si i çmendur.

Por ai më ka tradhtuar mua dy herë më shumë si shenjë hakmarrje gjatë viteve të ardhshme.

Unë mendoj se e kam merituar dhe e kam falur atë.

Që atëherë ne jemi martuar dhe kemi dy fëmijë.

Unë mendoja se i kemi kaluar të gjitha problemet derisa jemi ende bashkë dhe të besueshëm.

Por javën e kaluar ai mi përplasi të gjitha në fytyrë. Ai më tha se nuk më ka falur kurrë dhe se do të më urrejë gjithë jetën.

E pranoj se e kam gënjyer por ai  e di të vërtetën para shumë vitesh.

Ai insiston dhe është i vendosur që ta gjejë personin që kam bërë seks me të.

Burri im thotë se më do mua dhe unë nuk dua ta humbas atë.

Unë nuk mund ta lë atë por as nuk mund të jetoj kështu.

Përgjigja e psikologes Deidre:

Burri yt duhet të përballet me faktin se e gjithë kjo është për shkak të pasigurisë së tij dhe jo për shkak të sjelljes tënde atë natë.

Ti e ke paguar atë që ke bërë vite më parë derisa e ke tradhtuar.

Imagjino sikur t’i të merresh me të gjitha femrat që ka qenë ai me to. Është qesharake.

Ai duhet të mësojë që ta lërë të pasmen dhe të vazhdojë bashkë.

Thuaj atij se e gjithë kjo ndikon tek fëmijët dhe po e bën jetën tuaj të padurueshme.

(Kosova Sot Online)