Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (30)

  • A.P /
  • 24 July 2020 - 15:49
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (30)

 Dhe, këtë kohë do ta kalonim në shtrat! Sërish nuk do të mundja ta njihja! - Absteno nga seksi, njeri! Në emër të qëllimit më të lartë! - Edhe nëse ia dal kësaj, a mund ta paramendosh Laurën në vilë? Në një shtëpi ku nevojitet një pastrim gjeneral dhe ku do t'i duhej vetë ta përgatiste ushqimin? Unë nuk mundem ta paramendoj. Nuk mund ta paramendoj duke bërë ndonjë punë që do ta rrezikonte gjatësinë e thonjve të saj! Zot... - e goditi kokën me duar - ku i kisha mendtë?! A më duhet që të martohem me një femër, për të cilën thonjtë janë më të rëndësishmit në botë, e cila nuk di të gatuajë, dhe e cila ka ndihmëse shtëpiake?! - Qëndrimi në vilë do të ishte një test për Laurën! Do të mund të shihje a është ajo e aftë për jetë martesore. Se a është dashuria e saj ndaj teje mjaft e fortë sa që t'i sakrifikojë thonjtë e vet, karrierën, pamjen... për shkak të ndonjë shtatzënësie të rastit! - Pajtohem... - tha Redoni pasi që mendoi shkurt. - Qëndrimi i Laurës me mua këtu në vilë, me të vërtetë do të sqaronte shumëçka. Por, po e përsëris, nuk besoj se ajo do të pranonte të rrinte këtu me mua. Ajo do të pranonte të më shihte sërish vetëm nëse, ruana Zot, do të më ndodhte ndonjë taksirat, apo... - E di! - tha Hashimi duke rrahur shuplakat me gëzim.

- E di si mund ta bëjmë Laurën që të të vizitojë, bile edhe të rrijë me ty në vilë! - Jo duke e rrejtur se më ka ndodhë diçka... - Pse jo? Do t'i themi se përjetove një gjendje para infarktit. Fundja, kjo edhe për pak të ndodhi para pak kohe, apo jo?! - Mos e tepro, të lutem - Redoni qeshi me zë. - Hajde, Redon - i tha Hashimi duke i lutur. - Mendo për këtë! Një sajesë e pasherr do të mund të ta ndryshonte jetën. Mund të bëhesh me grua, me fëmijë.

Edhe ti e di se, para Laurës, sa i komplikuar ishe në pyetje me femrat. I lije të dashurat vetëm pas disa javësh që filloje lidhjen me to. E me Laurën ke qëndruar një vit të tërë! - Qëndrova për shkak se ajo është më e bukur sesa të gjitha dashnoret e mia të mëparshme - tha me një dozë të urrejtjes ndaj vetvetes. - Mos e gjyko veten për këtë, Redon. Në vetëdijen e një mashkulli përshtypja për një femër projektohet në bazë të formës së saj. Për ne meshkujt më së shumti rëndësi ka pamja fizike, e vetëm më pas vijnë vetitë e tjera të saj. Nuk duhet t'ia shohësh vetes për të madhe që bukuria e Laurës ka aq rëndësi për ty. Kjo do të ishte kështu për çdo mashkull. Vijon

(Kosova Sot Online)