Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (33)

  • A.P /
  • 28 korrik 2020 - 15:56
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (33)

-Laura! - prej nga ti këtu, çfarë rastësie? Në sytë e saj po e vërente se ishte e palumtur. Kishte ndier një admirim të fortë për të. Po i merrte lakmi për dashurinë e saj ndaj Redonit dhe e respektonte për këtë. Po i sillej nëpër mend ta përqafonte fort, që ta ngushëllojë. Në vend të kësaj, po aktronte se edhe vetë ishte i palumtur dhe i brengosur. -Jam nisur te stilisti i flokëve - po ia shpjegonte Laura me një zë të trishtuar. -E ti, Hashim? Çfarë po bën ti në këtë lagje? Je larg zyrës tënde nga këtu. -Kam pranuar një informatë se në këtë rrugë ekziston një shitore me mall të mirë të teknikës. Kam nevojë për një diktafon të ri. A të kujtohet se sa herë të jam ankuar se e kam humbur. -Po ... -buzëqeshi pak. -Je në të gjitha anët, sikurse të gjithë gazetarët.

-Eh, sikur të isha vetëm gazetar dhe në të gjitha anët! Vuaj nga disa deformime profesionale. Pas asaj që i ka ndodhur Redonit, kam filluar shumë rastësisht që të mendoj për ndryshimin vendim tim të punës. Laura u ngut dhe pa një pa dy e kapi për dorë. -Çfarë i ka ndodhur Redonit? - e kisha kapur paniku. -Vallë nuk ke dëgjuar? -Çfarë Hashim?! - tashmë po fliste me zë të lartë dhe ngjyrat po i ndryshonin nëpër fytyrë. Çfarë i ka ndodhur? -Të dielën më ka thirrur. Kishte dhimbje në gjoks, zemra po i rrihte pa kontroll, për një moment kishte humbur vetëdijen. Mjekët kishin thënë se vetëm pak i kishte munguar të pësojë infarkt. -E tani?! - ajo ende po e mbante për dorë? Si është Redoni tani?! -Mirë është, ka dalë nga spitali dhe momentalisht gjendet në shtëpinë e tij. Po i merr ilaçet dhe po pushon. Nuk po shkon në punë, sepse i është sugjeruar të shmangë situatat stresuese. -Oh! - Laura vetëm atëherë, pas marrjes së të gjitha informacioneve, kishte lejuar ta kaplojë pikëllimi. Sytë iu mbushën me lot, e duart po i dridheshin. -I mjeri Redon... Si atij ka mundur t'i ndodhë diçka e tillë? Kam menduar se është krejtësisht i shëndoshë.

-Do të shërohet ai. Natyrisht, nëse i respekton këshillat e mjekut. -Çfarë i është këshilluar të bëjë? -Që të pushojë, së pari, të heqë dorë nga duhani dhe të kujdeset më shumë për ushqimin. Dhe, t'i marrë ilaçet kjo nënkuptohet. Kam përshtypjen se do të shërohet, pasi që ka marrë shtatë ditë pushim dhe është në vilën e tij malore, ku i është garantuar një qetësi e përgjithshme. -E... Kush do të përkujdeset për të atje? Mendoj në atë vilë? -Ka angazhuar një vajzë, e cila merret me mjekësi dhe di të gatuajë. -Ashtu... -Laura e kafshoi buzën. Po shkoj menjëherë...

(Kosova Sot Online)