Shenjat që tregojnë se partneri po ju përdor për të kënaqur egon e tij

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 08:28
Shenjat që tregojnë se partneri po ju përdor për të kënaqur egon e tij

Për disa burra, gjëja më e rëndësishme është se si e shikojnë të tjerët marrëdhënien e tyre, dhe jo mirëqenia e të dashurit të tyre. Ata duan të kënaqin egon e tyre, jo t’i bëjnë ata të lumtur.

Komplimentet janë gjithnjë për pamjen tuaj

Të vlerësohesh nga partneri shpesh është diçka e shkëlqyeshme, por kur ato komplimente bëhen vetëm për pamjen tuaj, kjo është shqetësuese. Ju keni shumë cilësi, përveç pamjes, por kjo është një shenjë e qartë se ai nuk është aspak i interesuar për inteligjencën dhe mendimet tuaja.

Ai nuk është i interesuar për jetën tuaj jashtë marrëdhënies

Ai nuk interesohet për shpresat, mendimet, opinionet dhe ëndrrat e tuaja, ai nuk dëshiron të dijë se si shkoi dita e punës, e lëre më për planet personale. Për të, e vetmja gjë që ka rëndësi është të theksoni se sa më e “lumtur” është jeta juaj me të.

Ai dëshiron t’ju përdorë si një “trofe”

Është e natyrshme që çiftet të bëjnë shumë plane së bashku, por kur një burrë kërkon praninë tuaj në të gjitha takimet dhe ngjarjet, përfshirë ato profesionale, vetëm për të treguar marrëdhënien tuaj “perfekte”, kjo nuk është normale. Ju nuk jeni një trofe që duhet të sillet dhe tregohet kudo. Nëse, në këto vende, nuk ju lejon të bashkëveproni me njerëz të tjerë, por sigurohet të tregojë bukurinë tuaj, është koha që të dy ju të bëni një bisedë shumë serioze.

Nuk planifikon të ardhmen me ju

Për të, gjëja e rëndësishme është që ju jeni në të tashmen e tij, por kjo nuk ju jep asnjë garanci që ai dëshiron të qëndrojë pranë jush nesër.

Gjithmonë shqetësohet se si perceptohet marrëdhënia juaj nga të tjerët, jo nga ju

Nuk ka rëndësi nëse nuk jeni vërtet të lumtur, sepse gjëja më e rëndësishme është që të tjerët të kenë përshtypjen se sa e përsosur dhe e bashkuar është marrëdhënia juaj, edhe nëse jeni duke mohuar veten. Kjo do të thotë që aspekti i marrëdhënies ju shqetëson shumë më tepër sesa ndjenjat tuaja. Ai nuk interesohet nëse marrëdhënia e bën atë të pakënaqur nëse miqtë dhe të afërmit e tij i konsiderojnë ata idealë.

Shikon edhe gratë e tjera në praninë tuaj

Edhe nëse kanë një marrëdhënie serioze, vazhdojnë të kërkojnë alternativa më të mira. Është përçmuese të jesh me një burrë që nuk e fsheh interesimin e tij dhe u bën komplimenta grave të tjera, veçanërisht kur është në krah të saj.

Kritikon pamjen tuaj

Ky burrë dëshiron të sigurohet që ka pranë një grua të përsosur, kështu që ai dëshiron të përcaktojë  llojin e rrobave dhe këpucëve që duhet të vishni. Mos e pranoni. Ju keni personalitetin tuaj, ju nuk duhet t’i nënshtroheni tekave të tij.

Mundohet të kontrollojë vazhdimisht jetën tuaj

Një burrë egocentrik dëshiron të ketë gjithmonë nën kontroll jetën e gruas së tij. Programet, rrobat, miqtë, gjithçka që ai beson se duhet të marrë miratimin e tij. Kjo është një tjetër shenjë që tregon qartë se ai po përpiqet të kënaqë egon e tij, pasi nuk e konsideron partneren një individ që ka nevojat dhe kërkesat e veta.

(Kosova Sot Online)