Kjo është gruaja që do e kuptoni se e doni vetëm pasi të jetë larguar

  • E.K /
  • 03 gusht 2020 - 11:54
Kjo është gruaja që do e kuptoni se e doni vetëm pasi të jetë larguar

Dhe kjo është gruaja që do ta kuptoni se e doni vetëm kur ajo të ketë shkuar. Është lloji i gruas “shumë” … Shumë e sjellshme, shumë e sinqertë. Shumë e ëmbël, miqësore. Shumë e dobishme, shumë e lehtë për t’u deshifruar.

Është lloji i gruas, të cilën nuk është nevoja ta pyesësh çfarë ndjen. Ato janë të qarta. Shumë të qarta. Është lloji i gruas që organizon, e cila merr hapa për t’ju habitur, e cila nuk harron një datë që është e rëndësishme për ju. Ajo që përpiqet të bëjë të lumtur. Ajo është lloji i gruas që respekton angazhimet tuaja, familjen tënde, miqtë dhe hapësirat tuaja. Kjo ju respekton gjithashtu. Ajo është lloji i gruas, që shumë shpejt fillon të marrë për të dhënë.

Filloni të mendoni se të gjitha cilësitë e saj, të gjitha përpjekjet, janë normale, se gjithçka që ajo bën është për shkakun tuaj. Filloni pastaj të ndryshoni mendje, të mos i përgjigjeni thirrjeve telefonike, të shpenzoni më shumë kohë duke lexuar mesazhet tuaja. Ju filloni ta lini në pritje sepse e dini se ajo është duke pritur. Shumë gjatë. Është e ëmbël, ju pëlqen, jua tregon në çdo rast.

Po, ju mendoni  se ajo do të presë për ju. Dhe befas ju bëheni si shumë të tjerë, e neglizhoni, nuk e merrni më me vete gjatë udhëtimeve tuaja. Ju kuptoni se nuk reagon ndaj ndryshimeve tuaja, ajo vazhdon të jetë ajo që është. Ajo bëhet pothuajse një lloj sfide tjetër për ju. Vazhdoni të silleni keq dhe të mos i kushtoni vëmendje. Duket se doni të provoni durimin e saj, qetësinë, dashurinë e padiskutueshme. Dëshironi të shihni se sa mund të ecni, përpara se gjithçka të prishet …

Por një ditë, diçka ndryshon dhe këtë herë ndryshimi nuk është juaji. Papritmas ajo nuk ka më interes të vazhdojë një bisedë. Ajo nuk përpiqet më për ju, ajo nuk e tregon më atë që ndjen. Ajo ndalet së prituri për ju, së lënduari dhe mos respektuari veten. Ju e shikoni atë dhe ju duket si një e huaj. Ju jeni në të njëjtën dhomë, por ajo nuk është aty. Emocionalisht është larg.

Ju mungon. Është para jush dhe tashmë fillon të të mungojë. Mendërisht, gjurmoni të gjitha gabimet, mangësitë, gënjeshtrat tuaja. Ti kupton se kurrë nuk kërkove falje dhe se ajo kurrë nuk pretendoi ta bëje. Ajo po largohet dhe ju e dini se nuk do të kthehet. Ju e doni atë, e keni dashur gjithmonë, por vetëm tani arrini ta kuptoni. Tani që e keni humbur dhe ajo është zhdukur.

(Kosova Sot Online)