A e ndani shtratin me dikë? Ja përfitimet shëndetësore që merrni duke fjetur me personin e zemrës

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 08:55
A e ndani shtratin me dikë? Ja përfitimet shëndetësore që merrni duke fjetur me personin e zemrës

Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin po aq sa ushqimi, uji dhe ajri. Por, ekspertet shëndetësorë thonë se nëse ju flini pranë dikujt që e doni atëherë ju rritni edhe më shumë mirëqenien tuaj.

Pavarësisht nga fakti që ndonjëherë mund ta dëshironi shtratin tuaj vetëm për vete,shkencëtarët rekomandojnë që në të flemë pranë personit që e duam, sepse kështu kemi përfitime afatgjata shëndetësore.

“Gjumi është zinxhiri i artë që lidh shëndetin dhe trupin tonë së bashku.” – Thomas Dekker

Portali “Unik” ju sjellë 10 benefite shëndetësore që do ti keni teksa flini çdo natë me dikë që e doni.

Flini gjumë më shpejtë

Të gjithë jemi përballë me këtë ndjenjë! Kur je vet në shtrat mendja nis të “fluturojë” dhe  nëpër mendje ju vjen gjithçka.  Truri fillon një fazë aktivizimi në vend që të pushojë dhe të përgatitet për gjumë. Kur ndani shtratin me dikë që doni, megjithatë, ju keni tendencën për t’u çlodhur, sepse duke fjetur me personin e zemrës ju mvesheni me një ndjenjë sigurie. Kur trupi është i relaksuar ju bini në gjumë më lehtë.

Lironi stresin e tepërt

Experti Andrea Peterson ka publikuar një studim në “Wall Street Journal” ku u tregua që kortizoli,  hormoni i stresit bie kur ju jeni në shtrat me personin që e doni. Po ashtu lirohet Oksitocina që është hormone i dashurisë, që po ashtu lufton ankthin.Kur ju e keni nën kontroll stresin ju jeni të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera kronike.

Reduktoni inflamacionet trupore

Ky studim po ashtu vë në pah faktin se duke fjetur me personin e zemrës, toksinat në trupin tuaj reduktohet. Toksinat shkaktojnë inflamacione në trup dhe dhimbje.

Ulni tensionin e lartë të gjakut

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë së Veriut kryen një eksperiment  të gjumit dhe intimitetit me  me 59 gra që kishin shprehi të jepnin dhe merrni përditë përqafime nga partnerët e tyre. Pas analizimit të niveleve të oksitocineve dhe kontrollit të presionit të tyre të gjakut, studiuesit mësuan se ato me nivelet më të larta të oksitocinës kishin presionin më të ulët të gjakut. Ky hormon duket sikur punon si mjekim i anginës natyrale sepse ndihmon në minimizimin e ngushtimit të enëve të gjakut.

Përmirëson cilësinë e gjumit

A e dini se temperature e trupit bie kur ju flini. Kur ju filloni të ndjeni të ftohtit, nxehtësia e personit që fle pranë jush mund t’ju ndihmoj shumë. Mjafton një përqafim. Ndarja e jorganit  me dikë ka shumë përparësi sepse ju garanton që ju do të jeni të ngrohtë gjatë gjithë natës.

Gjumi cilësor ju jep energji

Kur ju keni bërë gjumë cilësor dhe jeni ndjerë komod pranë njeriut më të cilin keni fjetur, ju keni bërë gjumin më të mirë të mundshëm. Kështu që ju nuk do të zgjoheni të lodhur ose me dhimbje koke. Kështu ju do të jeni plot energji. Mendja e juaj po ashtu është e kthjellët dhe e freskët për mendime pozitive.

Përmirsohet sistemi imunitar

Kur ju e ndani shtratin me dikë, sigurisht me dikë që ju bën të ndiheni mirë, ju përmirësoni sistemin imunitar. Partnerët që kanë jetë të shëndetshme seksuale kanë imunitet më të fortë dhe luftojnë inflamacionet më lehtë, lirojnë më shumë antitrupa dhe kështu janë më të shëndetshëm.

Ju jeni në sinkronizim më partnerin tuaj

Qiftet që shkojnë së bashku në shtrat në të njëjtën kohë, sinkronizojnë jetën e tyre së bashku. Sipas disa studiuesve qiftet që bëjnë jetë të sinkronizuar janë më të dashur me njëri tjetrin dhe më të lumtur në lidhjen e tyre.

Ngadalësoni plakjen

Neuropsikiatri, David Weeks në librin e tij “Sekretet e rinisë” tregon se duke ndarë shtratin me personin e dashur dhe të dhuruarit kujdes e dashuri për të mund t’ju bëjë të ndiheni e dukeni 10 vite më të ri. Përveç që ulni nivelet e stresit, trupi I juaj do të ndihet më i ri.

(Kosova Sot Online)