Kam bërë se*s me kunatën, ëndërroj mësuesen…

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 23:54
Kam bërë se*s me kunatën, ëndërroj mësuesen…

Një burrë i ka shkruar një letër psikologes të ‘The Sun’, duke kërkuar ndihmë për problemin që ka.  Ai thotë se ka bërë seks me motrën e gruas, të cilën gjithmonë e ka fantazuar.

Letra e 38 vjeçarit

Unë gjithmonë kam fantazuar motrën e gruas time dhe së fundmi ne kemi bërë seks. Unë jam 38 vjeç, ndërsa ajo 28 dhe është mahnitëse. Kur unë dhe gruaja ime u bashkuam 10 vite më parë, ajo ishte një adoleshente.  Ajo shkoi për të punuar jashtë vendit për një vit dhe u kthye krejtësisht ndryshe.

Ne takoheshim vetëm kur bashkohej familja, por vitin e kaluar ajo erdhi për të jetuar afër shtëpisë sonë dhe sa më shumë që e shihja, aq më shumë e dëshiroja.  Kjo ishte një ëndërr e bërë realitet kur ne bëmë seks para disa javësh, pasi shkova tek ajo për t’ia rregulluar bolierin.

Unë kam provuar të mos obsesionohem pas saj shumë dhe shumë shpejt e gjeta veten duke menduar për mësuesen e djalit tim. Në mbrëmjen e prindërve ajo flirtonte me mua dhe unë u ktheva në shtëpi duke buzëqeshur.

Ajo vjen tek porta në oborr kur unë dërgoj djalin në shkollë dhe gjithmonë flasim. Ajo është çikliste sikur unë dhe më ka pyetur në cilin klub jam. Unë e shoh se shumë shpejti do të ndodh diçka mes nesh. Gruaja ime nuk ka ide për këtë.

Ne kemi jetë seksuale të mrekullueshme, por kur bëra seks me të herën e fundit, në të pashë sytë e mësueses.  Ishte fantastike.  Më pas gruaja ime e komentoi se e kam bërë më së miri se çdoherë.  I thashë se mund të jetë gjallëri në mes të jetës.

Motra e gruas është një kujdestare fëmijësh dhe këtë të shtunë do ta dërgoj unë në shtëpi.  E di se çfarë do të ndodh dhe jam i eksituar.

Kam shtuar pak në peshë dhe po ushtroj që të jem në formë.  Unë ndjehem si  një djalë 20 vjeçar dhe jo si një burrë që është gati të mbush të 40-tat, por jam i shqetësuar se jam i papërfillshëm me atë që po më ndodh.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Ti duhet të jesh pa tru dhe të fut frikën.

Duket sikur po bën vetëm seks, por do të ketë rezultate katastrofale për martesën tuaj dhe do ta shkatërrojë atë. Edhe nëse nuk do të kapeni, do të jetë e pamundur për ty dhe motrën e gruas që t’i fshihni ndjenjat nëse ju e vazhdoni aferën.

A je i sigurt se mësuesja e djalit nuk është se vetëm po tregohet e shoqërueshme? Ndoshta je duke keqkuptuar.

(Kosova Sot Online)