Përcaktoni tipin tuaj dhe zbuloni si ndikon në një marrëdhënie

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 12:02
Përcaktoni tipin tuaj dhe zbuloni si ndikon në një marrëdhënie

Një psikologe ka zbuluar tetë tipat e partnerëve, të cilët përcaktojnë mënyrën e funksionimit të një marrëdhënieje.

Psikologia Karen Nimmo, ka shpjeguar në një artikull për “Medium”, se i kishin rezultuar tetë tipa partnerësh, pas një hulumtimi të dorës së parë.

Ajo shkroi: “Stilet tona ose tipat, janë një bashkim i biologjisë, temperamentit, historisë emocionale, përvojave apo reagimeve që bota na ka hedhur.”

Të kuptuarit se cili ‘tip’ ju përshkruan më së miri në një marrëdhënie, mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë llojin e kësaj marrëdhënieje.

A jeni një ‘shmangës’?

Ata që shmangen janë njerëz që luftojnë me përkushtim, duke e mbajtur “një këmbë jashtë” nga marrëdhënia e tyre. Kujdesen që mos t’i jepen partnerit 100%.

Çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien tuaj?

Personat që shmangen kanë nevojë për siguri shtesë, pasi mund të jenë zhgënjyer në marrëdhëniet e mëparshme. Ata nuk janë kurrë të gatshëm për fjalën “përgjithmonë”.

A jeni ju një person që luftoni për kënaqësi?

Këtu përfshihen njerëzit që duan të kenë kënaqësi pafund në marrëdhënien e tyre. Sakrifikojnë dhe ëndrrat apo nevojat nëse do të duhej për të lumturuar të tjerët.

Çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien tuaj?

Nëse jeni të tillë, duhet të filloni të mendoni më shumë për veten. Përndryshe mund të ndiheni të lodhur apo të inatosur, nëse nuk e merrni mbrapsht atë që ofroni. Nëse partneri është i tillë, duhet ta mbështesni, dhe pak nga pak ta drejtoni atë drejt vetë-dhembshurisë.

A jeni ju ‘i shqetësuari’?

Të shqetësuarit në një marrëdhënie janë të shpërqendruar nga ajo që i ka ndodhur në të shkuarën ose shqetësohen se çfarë do ndodhë në të ardhmen. Pasiguria është armiku i tyre më i keq. Sipas psikologes, këto çifte janë më të bashkuar kur janë të zënë ose kur përjetojnë kriza në lidhjen e tyre.

Çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien tuaj?

Nëse partneri juaj është tip i shqetësuar në të shumtën e kohës, ai ose ajo ka shumë nevojë për siguri. Ata gjithashtu mund të dëshirojnë të marrin rolin e planifikuesit në lidhje dhe duhet ta lejoni që kjo të ndodhë.

Mund të kërkojë durim nga ana juaj, por mos harroni që ata e bëjnë për mirëqenien e marrëdhënies.

A jeni ju një ‘spirancë’?

Këtu hyjnë partnerët që janë shumë të matur dhe të bazuar në argumente të qëndrueshme. Cilësohen si “partnerë të çmuar”. Në diskutime të forta, edhe pse e dinë që kanë të drejtë, përsëri i kushtojnë vëmendje palës tjetër. Vlerësohen si një “spirancë”, sepse mund ta mbajnë një lidhje të balancuar.

Çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien tuaj?

Pothuajse vetëm gjëra të mira!

A jeni ju një mbështetës?

Nëse ndonjëherë jeni përshkruar si “avokat mbrojtës” i partnerit tuaj, atëherë fare mirë i bie që ju jeni mbështetës. Në momentin kur keni një partner mbështetës do të thotë që keni një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien tuaj?

Kjo do të thotë që nëse keni një partner mbështetës duhet të punoni fort që dhe ju të cilësoheni si i tillë.

A jeni ju një ‘kameleon’?

Kameleonët kanë sjellje më pak fikse se tipat e tjera. Ata ndryshojnë mendimet dhe sjelljet në bazë të ndjenjave të tyre.

Çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien tuaj?

Të kesh një partner me sjellje të ndryshueshme është e vështirë, sepse kurrë nuk e di se çfarë të pret. Kështu që hidhni hapa të kujdesshëm.

(Kosova Sot Online)