Bëni këto sjellje? Hiqini menjëherë nga vetja, po shkatërroni marrëdhënien tuaj në çift

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 11:11
Bëni këto sjellje? Hiqini menjëherë nga vetja, po shkatërroni marrëdhënien tuaj në çift

Një marrëdhënie në çift e shëndetshme? Zbulo gabimet të cilat secili nga ne bën shpesh dhe mësohu të mos biesh pre e grackave që mbysin marrëdhënien tuaj.

E SHKUARA- sa rëndësi i kushtoni të shkuarës? Të përdorni ish- at, apo situata të se shkuarës gjatë zënkave është shumë e rrezikshme. Mjaft folët vazhdimisht për njerëz që nuk janë më në jetën tuaj dhe nëse ai kërkon të vazhdojë këtë diskutim, lereni fare diskutimin. Një marrëdhënie e shëndetshme dhe e lumtur përqëndrohet tek e tashmja dhe tek….ju.

ZËNKAT – nuk janë diskutimet ato që i bëjnë keq çiftit, por mënyra se si sillemi ne me njëri-tjetrin kur diskutojmë. Të bërtasësh, të akuzosh dhe të bësh tjetrin fajtor janë sjellje që krijojnë distancë dhe nuk i zgjidhin problemet.

XHELOZIA – kush vuan nga xhelozia ka tendencën të ngacmohet gjithmonë. Fraza dashakeqe që tingëllojnë si akuza, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do të shtojnë bezdisjen dhe pasigurinë, tënden dhe të partnerit: për ti dhënë një kuptim tjetër lidhjes tuaj është mirë ta ndërprsini këtë rreth vicioz dhe të nisni te thoni cilat jane gjërat e rendesishme për ju, pa maska.

NË FUND TË FUNDIT… – fraza më e keqe që mund të themi? Në fund të fundit ti kështu je, nuk do ndryshosh kurrë: shpesh e themi për të stimuluar dhe ngacmuar reagimin e tjetrit, por në të vërtetë kjo frazë e shkatërron atë që i drejtohet dhe e bën të ndihet i pavlerë.

IDEALIZIMI – virtytet dhe difektet nuk janë veçse…reagimet tona në përballje me  karakterin e partnerit. Të idealizosh është e rrezikshme, po aq sa të mos marrësh parasysh që çdo njeri ka një karajter të tijin. Vlerësoje me ndershmëri situatën. Mësoni të flisni për gjërat që nuk i’a duroni dot njëri- tjetrit, duke u përballur me shumë kujdes me argumentin.

NEVOJAT- kur nuk dimë të shprehim nevojat tona diskutimet rrezikojnë të transformohen  në “duhet ta kuptojë”. Nuk ka asgjë që tjetri duhet ta kuptojë patjetër. Lumturia reciproke varet nga sa secili nga ju do të bëje, në mënyrë që të sqarojë nevojat e tij dhe t’ia tregoje tjetrit.

PËRKUSHTIMI – Nëse tanimë e keni lënë pas një herë e përgjithmonë moshën e adoleshencës, është koha ta shihni njëri- tjetrin në sy dhe t’i thoni atë çfarë vërtet dëshironi për veten tuaj. Të bëni të dashuruarin e përjetshëm pa u përkushtuar tregon…një frikë të madhe. Më mirë t’ia mbathni nëse nuk i mbani dot përgjegjësitë, se sa të shtireni  dhe të humbisni kohën tuaj. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të palumtuur. 

(Kosova Sot Online)