“Nuk pushon së kërkuari s*ks”- Gruaja ‘e rraskapitur’ nga bashkëshorti në hall: Pi “viagra natyrale”! Përfundimi i dy raundeve s’mjafton. Nëse nuk kënaqet …

  • G.G /
  • 17 February 2021 - 10:25
“Nuk pushon së kërkuari s*ks”- Gruaja ‘e rraskapitur’ nga bashkëshorti në hall: Pi “viagra natyrale”! Përfundimi i dy raundeve s’mjafton. Nëse nuk kënaqet …

Një grua është lodhuar nga kërkesa e bashkëshortit për të bërë disa herë në ditë seks. Ajo ia vendosi fajin një “viagra natyrale” të bërë nga kokosi.

43-vjeçarja madje e çoi çështjen në polici, në provincën Chachoengsao, Tajlandë, duke thënë se burri i saj i kërkonte seks deri në shtatë herë në ditë pasi filloi të konsumonte një pije.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk u zbulua nga mediat lokale, i tha policisë se fillimisht i pëlqente “rilindja” në shtrat e bashkëshortit të saj pasi nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale për disa kohë.

Dhe pasi 64-vjeçari filloi të pinte ujë të papërpunuar të kokosit iu “gjallërua” epshi i tij seksual dhe të dy shijuan rindezjen e jetës së tyre të dashurisë.

Por fakti që burri dëshironte të bënte disa herë në ditë seks me të, kjo filloi ta lodhte.

Ajo pretendoi se gjithçka filloi kur bashkëshorti i saj zbuloi se pirja e ujit të kokosit mund ta ndihmonte në rritjen e epshit.

Tani, shtoi gruaja, 64-vjeçari është shumë i varur nga lëngu që e blen në një tezgë lokale dhe nuk pushon së kërkuari për të bërë dashuri.

“Përfundimi i dy raundeve nuk mjafton. Nëse nuk është ende i kënaqur, dëshiron të bëjë seks tre ose katër herë të tjera menjëherë. Edhe pse e bëjmë disa herë gjatë ditës, gjithashtu më kërkon ta bëjmë sërish para gjumit,”- u shpreh ajo.

Pasi u tregoi ngjarjen oficerëve të policisë, gruaja u kthye në shtëpi për të diskutuar me bashkëshortin sesi mund ta zgjidhte problemin.

Por historia e tyre u bë virale në Tajladë dhe kërkesa e vendasve për kokos është shtuar, me bindjen se lëngu është një “viagra natyrale” që bën mrekulli.

“Ka klientë që pinë katër kokosë para dyqanit sepse donin të dinin nëse i rriste epshin, po ashtu si 64-vjeçarit,”- tregoi një pronare tezge, që shet kokos.

Ndërsa mjeku lokal Kampanant Pornyokrai tha se pirja e ujit të kokosit mund të rrisë testosteronin duke rezultuar në rritje të dëshirës seksuale tek burrat, por duhen bërë më shumë kërkime për të provuar efikasitetin e tij.

(Kosova Sot Online)