Ngjarje e vërtetë: Nga koma u kthye si një njeri tjetër (3)

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 13:42
Ngjarje e vërtetë: Nga koma u kthye si një njeri tjetër (3)

Përparimi po bëhej gjithnjë e më nervoz. Tensionimi dhe mllefi i tij që kishte të bënte me punën derdhej në shtëpinë tonë. Ai po shfryhej në mua dhe në fëmijët, më shumë s kurdoherë. Shpeshherë ishim më ët lumtur kur ai nuk ishte në shtëpi. Kur kishte filluar kjo, i thashë që të kërkonte një punë tjetër. po dyshoja se përmes grevës punëtorët do të mund të fitonin diçka. Edhe unë gjithnjë e më vështirë po pajtohesha me situatën e krijuar. E di se në ditën e martesës e kam pranuar që të jam pranë tij, në të mirë dhe në të keq, por e kuptova se po e kam gjithnjë e më të vështirë që të merrem me vështirësitë, në të cilat po gjendesha. Unë në plotësi po e kuptoja gjendjen e tij dhe po mund ta kuptoja se s ndihej Përparimi. Edhe Përparimi kishte marrë njoftim me shkrim për largimin nga puna. Atë ditë u kthye në shtëpi dehur, duke bërtitur, që gjithë lagja e kishte dëgjuar. Kur mëngjesin tjetër i dhashë vërejtje për këtë, ai mu drejtua plot mllef: - Shikoji punët tua. Si shofer i kamionit ai gjeti një punë të përkohshme në një fabrikë private përderisa drejtori nuk e kishte lajmëruar si të tillë dhe nuk ia paguante stazhin shëndetësor, por se punonte në të zezën.

Gjithmonë e kisha në mendje atë thënien e vjetër "Vallja hidhet, si me ty si pa ty" dhe po shpresoja të vinin ditë më të mira. Isha e bindur se punëdhënësi i Përparimit po i shfrytëzonte punëtorët e vet deri në maksimum derisa lodhja gjithmonë po tensiononte nervat e burrit tim. Thuajse mbi shtëpinë tonë po qëndronte një re e zezë, e nuk po lejonte të depërtonte as dritë as ajër. Në gjithë këtë pikëllim, shumë seriozisht po mendoja ta braktisja Përparimin. Kisha frikë nga pasojat që e gjithë situata do të mund të linte te ne. Fëmijët kishin lëshuar mësimin, ndërsa që me zemërim e shikonin të atin e tyre. Për të mirën e tyre duhej t'i largoja. Atëherë erdhi thirrja e kobshme telefonike nga spitali. Mëngjesin tjetër Përparimi duhej të nisej për rrugë. Kur jam kthyer nga puna, a kam përgatitur rrobat e ngrohta dhe darkën, e ai nuk erdhi. Nuk e dija se ku kishte shkuar a, pasi që kishte dalë pak para se unë të arrija në shtëpi, e nuk kishte lënë asnjë porosi. Isha paksa e lënduar nga ky fakt. Unë isha e vetëdijshme se ne në fakt më shumë po e shmangnim njëri tjetrin se sa që po tentonim të bisedonim, por kam menduar se kishte ardhur koha që të qëndrojë më gjatë me fëmijët dhe me mua. As në ëndërr nuk kam mundur ta imagjinoj se për një orë do ta shikoj burrin tim në spital, në shtrat duke mos lëvizur, duke mos e ditur nëse do të zgjohet ndonjëherë. Po e shikoja orën dhe e pashë se ishte pothuajse mesditë. Nuk po mund të flija kështu që më mirë vendosa të ngrihem. Më pas e kam përgatitur drekën, e kur fëmijët u kthyen në shtëpi, u thashë se pasdite do të shkojmë së bashku në spital. Dhe derisa po shkonim në spital, mezi se e kanë thënë ndonjë fjalë të vetme. Po i vëreja se si po e shikonin të atin e tyre, ashtu të ngjitur për shumë aparateve. - Nënë, a mundet të na dëgjojë babi - më pyetën.

- Nuk e di shpirt, mjekët thonë se është në komë. - Unë kam dëgjuar se njerëzve që janë në komë duhet t'u flitet, thanë ata. Thonë se ata mund t'i dëgjojnë zërat, por se nuk mund të lëvizin, tha djali. - Edhe unë kam lexuar diku kështu. Për çdo rast, babit nuk i pengon nëse ia themi ndonjë fjalë të bukur. Vajza iu afrua shtratit dhe e kapi atë për dorë. Djali edhe më tutje po qëndronte larg. Një shofer i dehur e kishte humbur kontrollin mbi mjetin e vet dhe kishte dalë në korsinë e Përparimit. Me instinktin e një profesionisti të vërtetë Përparimi kishte bërë gjithçka që ta shmangte aksidentin, por se ana e tjetër nuk kishte mundur te reagonte me aq shpejtësi sa Përparimi. Fuqishëm e kishte goditur murin mbrojtës duke i shkaktuar lëndime të rënda kokës. (vijon)   

(Kosova Sot Online)