Dokumenti/ Tmerret në kampin e Tepelenës, të internuarit nga Veriu të zhveshur, u duken mishrat

  • 13 January 2018 - 08:45
Dokumenti/ Tmerret në kampin e Tepelenës, të internuarit nga Veriu të zhveshur, u duken mishrat

Ish-kreu i Arkives ne Ministrine e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar sot nje dokument qe nxjerr ne drite trajtimin degjenerues qe u behej te internuarve ne kampin e Tepelenes.

kampi telepene

 

“Në kampin e internimit të Tepelenës kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj krejt të zhveshur pse janë nga veriu dhe se kanë një pjesë të gjatë që rrinë në kampe (u duken mishrat). Qëndrimi i tyre i zhveshur nuk bën qëndrim të mirë politik”’- thuhet mes te tjerash ne raport.

Kastriot Dervishi 

1951/Të internuarit e kampit nr.4 në Tepelenë

Në raportin e datës 30 korrik 1951 për gjendjen në kampet e internimit, të punës dhe në burgje, të kryetarit të Degës së Kampeve e Burgjeve në Drejtorinë e Policisë Popullore, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sabri Sevrani, bëhet një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes.

raporti

Në atë kohë, në Shqipëri ishin vetëm dy kampe pune të detyruar, nr.1 në Podgorie dhe nr.2 në Peqin, disa kampe internimi dhe disa burgje. Për gjendjen e vështirë në kampin nr.4 të Tepelenës, mjafton të lexohet pjesa e mëposhtme:

“Kampeve të internimit, të punës dhe një pjesë e të burgosurve që kanë shumë vjet në burgje, në lidhje me veshmbathjen, nuk u është dhënë asgjë deri më sot në bazë të ligjit nr.1188, datë 5.12.1950, ajo që u takon.

Në kampin e internimit të Tepelenës kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj krejt të zhveshur pse janë nga veriu dhe se kanë një pjesë të gjatë që rrinë në kampe (u duken mishrat). Qëndrimi i tyre i zhveshur nuk bën qëndrim të mirë politik”

(Kosova Sot)