Dëshmia e mjekut ligjor: Urdhri nga lart, ‘mos e bëj autopsinë e Mehmetit’

  • 17 January 2018 - 11:08
Dëshmia e mjekut ligjor: Urdhri nga lart, ‘mos e bëj autopsinë e Mehmetit’

Një nga dëshmitë më të forta lidhur me vetëvrasjen e Mehmet Shehut, ish-kryeministrit më jetëgjatë në Shqipëri, numri 2 i diktaturës komuniste, është ajo e mjekut ligjor, Fatos Harito.

Ne librin e tij, “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku, shkruan se ishte pikerisht ky mjek, që për ironi do të kryente edhe autopsinë e vetë Enver Hoxhës 4 vjet më vonë.

Ai sipas Qafokut, për të kryer autopsinë e Mehmet Shehu mori këtë urdhër:

“U bëra gati të nisja punën për të kryer autopsinë, një veprim më se normal. Por befas më erdhi urdhri nga lart që nuk duhet ta kryeja autopsinë. Nuk e kuptova asnjëherë këtë urdhër”.

(Kosova Sot)