20 VITE ME PARE – 28 Shkurt 1998/ Sekretet e pesë firmave piramidale në shifra: S’mund të paguajnë borxhet

  • 01 March 2018 - 09:40
20 VITE ME PARE – 28 Shkurt 1998/ Sekretet e pesë firmave piramidale në shifra: S’mund të paguajnë borxhet

Firmat s’kanë me para

Sekretet e pesë piramidave në shifra: S’mund të paguajnë borxhet

Përmbajtja e raportit të rezervuar të të huajve

Rekomandimet e “Deloitte & Touche”: Të ikë Alimuçaj e Cenaj

Gjatë 1998 nuk do të ketë shlyerje të kreditorëve. Të gjitha pronat do të shiten në një afat nga tre deri në 24 muaj. VEFA-s do t’i shiten trageti dhe anijet. Cenaj gjithçka. Nuk do të shiten pronat e Silvës dhe Shenajt do mbetet bashkë drejtues i kompanisë.

Tiranë – Të pesta firmat huamarrëse janë të falimentuara. Raporti I “Deloitte & Touche” një muaj pasi është dorëzuar në qeveri, bëhet publik. Për kreditorët e ‘VEFA’-s Silvas, Kamberit, Cenajt, dhe M. Lekës, mundësitë për kthim janë shumë të vogla se sa paratë që ata kanë depozituar nëpër firma. Gjatë 1998 nuk parashikohet ndonjë shlyerje e kreditorëve nga ana e administratorëve të huaj. Kjo kohë do t’i shërbejë atyre për të menaxhuar bizneset që janë fitimprurëse dhe për të gjetur blerës të mundshëm për pronat e kompanive, që realisht janë të kreditorëve. Të gjitha pronat e firmave do të shiten, përveç atyre të Silva-s. Ajo që do të ndryshojë është afati, i cili do të luhatet nga minimum 3 muaj deri në 2 vjet. Shitje të menjëhershme, propozohet për tragetet VEFA-s, për pronat e Cenaj, përvec fabrikës së shampos e cila do të mbahet, ndërsa pronarët e kompanive që nuk janë me të tillë duhet të largohen prej tyre, më përjashtim të Shenajt, Alimuçaj duhet të largohet patjetër nga VEFA, po ashtu dhe Cenaj, kurse për Kamberin tonet jane disi më të zbutura. Prezenca e Pëllumb Shenajt, shikohet nga përfaqesuesit e Deloitte & Touche e nevojshme për kreditorët. Kurse Mustafa Lekës do t’i ofrohet një vend pune, në fabrikën e tij të konjakut si menaxher.

Nga pronat, çfarë do shitet e çfarë do mbahet

Tiranë – Të gjitha pronat e firmave do të shiten, por disa prej tyre do të shiten me shpejt e disa në një periudhë të dytë. Administratorët e huaj do drejtojnë edhe administrojnë këto prona që konsiderohen rentable, kurse të tjerat do të përpiqen të gjejnë një bleres. Çdo gjë që nuk është në funksionim nga pronat e kompanive do shiten përshembull në rastin e firmës ‘VEFAë, sygjerimi është të shiten të gjitha anijet në një afat 6-mujor. Vlera e aktiviteteve në funksionim të ‘VEFA’-s është 1 miliardë lekë, kurse e atyre që nuk janë në funksionim 2.5 miliarde lekë.

Image

 

(Kosova Sot)