Fati tragjik i djalit të Ismail bej Vlorës, u dënua nga komunistët për… “armëmbajtje pa leje”

  • 30 November 2018 - 09:11
Fati tragjik i djalit të Ismail bej Vlorës, u dënua nga komunistët për… “armëmbajtje pa leje”

Dje, shqiptarët festuan “Ditën e Flamurit”, një ngjarje që pa Ismail bej Vlorën nuk do të ishte bërë e mundur.

qamil

Por, gjatë viteve, familja e tij jo gjithmonë ka marrë nderimet e duhura.

Madje, djali i tij, Qamili, u dënua nga komunistët dhe vdiq në moshë të re për shkak të vuajteve nëpër burgje.

Ai ishte një nga 9 fëmijët e “Plakut të urtë të Vlorës”, të mbiquajtur “Baba të Kombit”, i vetmi i cili qëndroi në Shqipëri dhe që për faktin se s’iu nënshtrua pseudo-nacionalistëve komunist, i vuajti pasojat me jetë.

Qamil Vlora, vlerësuar “Kavalier i Legjionit të Nderit” (Francë), “Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut”, njohës i 12 gjuhëve të huaja… diplomat, një “encikolopedi lëvizëse”, vdiq nga turbekulozi që mori në burg.

Komunistët e dënuan për “armëmbajtje pa leje”…

Ishte vetëm 55-vjeç.

ismail

Biografia

Lindi në Stamboll, më 14 dhjetor 1895, ku kaloi gjithë fëmijërinë e tij, deri në vitin 1912, kur i ati i tij, Ismail Qemali, u largua përfundimisht nga Turqia për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Mësimet e para i mori në Stamboll, më pas vazhdoi Liceun në Nicë (Francë), ku mbaroi edhe Universitetin e Departamentit të Bouches du Rhône.

Pas vdekjes së Ismail Qemalit (1919) u kthye në Vlorë dhe në vitin 1921 u zgjodh Kryetar i Federatës «Atdheu» (Dega e Vlorës).

Më 1923 u vendos në Tiranë dhe u emërua sekretar i rangut të III-të në Ministrinë e Jashtme, ndërsa në fillim të vitit 1925 u emërua sekretar i Parë i asaj Ministrie.

dok-2

Gjatë qëndrimit në këtë funksion u nderua nga Presidenti i Republikës franceze me urdhërin e lartë «Chavalier de la Légion d’Honneur» (13 nëntor 1926) dhe, dy vjet më vonë, në shkurt 1928, me propozim të Ministrisë së Jashtme, u dekorua nga presidenti i Republikës shqiptare, Ahmet Zogu, me titullin «Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut».

Gjatë aktivitetit të tij, në Ministrinë e Jashtme, për një kohë të shkurtër u emërua kryekonsull në Selanik dhe zëvendës.drejtor administrativ i asaj Ministrie.

qamil-1-1

Në gusht të vitit 1932 u akuzua se bënte pjesë në «Organizatën e Fshehtë të Vlorës», një komplot antizogist. Pavarësisht se nuk pati prova për pjesëmarrjen e tij në atë organizatë, ai u largua nga Shqipëria, së bashku me familjen, dhe me ndihmën e mikut të tij Justin Godart u vendos në Francë.

U kthye në atdhe më 1939 dhe u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit. Në tetor 1943 u zgjodh deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese dhe vazhdoi si deputet deri në përfundim të Luftës II-rë Botërore.

Pas ardhjes në pushtet të regjimit diktatorial komunist, duke mos pranuar bashkëpunimin me ta, më 10 dhjetor 1946, u arrestua me akuzën «armë mbajtje pa leje» dhe u dënua me dy vjet heqje lirie.

Në burg u sëmur me turbekuloz dhe vdiq në Tiranë, pak kohë pas daljes nga burgu.

Ai ishte i martuar me Ylvije Dyrmishi, vajze e patriotit Ahmet Aga Dyrmishi, me te cilen pati dy djem: Ismail (1920-1990) dhe Xhevdet (1922-1993).(TemA)

(Kosova Sot)