“Të ndash hallin, e pastaj dyshimin se ky njeri mund të të bëjë gropën”,Vera Bekteshi rrëfen vuajtjet në internim

  • 01 December 2018 - 08:41
“Të ndash hallin, e pastaj dyshimin se ky njeri mund të të bëjë gropën”,Vera Bekteshi rrëfen vuajtjet në internim

Periudha e errët e komunizmit ka qenë e keqe për shumë njerëz. Një ndër to është edhe shkrimtarja Vera Bekteshi. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano për shkak të librit të saj “Vilat me tre porta” ku flet pikërisht për këtë kohë. Ajo tregoi në studio se si në internim kishte qenë e kontrolluar dhe kjo herë pas here mund të ketë krijuar antipati te njerëzit që njihte.

 

 

“Unë jam sjellë në internim gjithnjë ndoshta mund të kem qenë dhe antipatike për komshinjtë sepse isha shumë e kontrolluar, sepse vazhdimisht në brendësi kisha dëshirën e sfidës, por them që kam ditur ku të hapem. Se edhe me ato komshinjtë jam hapur vende vende dhe nuk më kanë tradhtuar”, tha ajo.

“E dija që ishim të survejuar jo vetëm nga mikrofonat, por edhe nga fshatarët. Pobabilisht edhe nga komuniteti i të dënuarve. Një nga vuajtjet e të gjithëve ishte fakti që ne sado që u gëzuam që u bashkuam se ishim të ndarë, dhe ishim ngjitur me njëri-tjetrin, ksihim një lloj gare. Kjo ishte interesante në llojin e vet, por secili kishte dyshim tek tjetri dhe kjo është shumë frustruese. Të ndash hallin me një njeri dhe pastaj të ndash dyshimin se ky njeri mund të të bëjë gropën. Po ka rezultuar se asnjëri nuk u fut në burg prej tjetrit dhe këtë konkluzion unë e jap në kapitullin e fiundit “Fqinjët tanë”. Unë them se kjo e nderon komunitetin”, tha Bekteshi.

Shkrimtarja tha gjithashtu se dihen se kush kanë qenë personat që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit. Vera Bekteshi tregoi rastin e saj kur kishin detyruar shoqen e saj të jepte konkluzionin se fëmijët e mëdhenj të familjes së saj ishin armiq të popullit. Sigurimi i Shtetit në atë kohë sipas saj ishte e organizuar si KGB-ja ruse.

“Të gjithë i dimë se kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë. Shqipëria është kaq e vogël dhe që të gjithë dihen dhe pseudonimet që kanë pasur. Edhe kodet dihen tashmë. Për shembull. Kam për një shoqen time ka ikur në Amerikë. Unë i kam bërë ftesën. Shkruaji si të detyruan jo të më kallëzosh mua po si të detyruan të japësh konluzionin që tre fëmijët e mëdhenj të Sadik Bekteshit janë armiq të popullit. Dhe më është përgjigjur “më kanë detyruar të jap dhe konkluzionin”. Atëherë pse nuk iu futën juve në burg? Ajo ishte një vajzë e zgjuar. Në deponimet e saj kishte thënë gjepura fjalë për konsum që nuk implikonin as mua, as Guximin, as Nelin. Ne tre më të mëdhenjtë. Konkluzioni papritur që këta janë armiq nuk përputhej me të dhënat që ajo kishte bërë kështu dhe ajo me siguri është skualifikuar. Kështu që ata kishin gjithnjë dy tre verifikime. Asnjëherë nuk ishte një person. Ishin shumë të organizuar, sipas KGB-së”, tha Bekteshi.

 

(Kosova Sot)