'Paris-soir' 1939/ Mbreti Zog:'Froni nuk është një kolltuk'

  • 30 dhjetor 2018 - 19:03
'Paris-soir' 1939/ Mbreti Zog:'Froni nuk është një kolltuk'

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Dhjetor 2018

 

“Paris-soir” ka botuar, të hënën e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me mendimin e mbretit Zog për fronin mbretëror, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

“Froni nuk është një kolltuk” – thoshte mbreti Zog

 

Djali i mbretit Zog quhet Skënder, shkurtuar nga Iskënder që do të thotë Aleksandër.

 

Historia shqiptare e ka njohur tashmë një Skënder, heroin i luftës kundër turqve. Emri i tij ishte Gergj Kastrioti : pseudonimi, i është vënë nga vetë armiku, në shenjë admirimi për trimërinë e tij.

 

Sot, mbreti Zog mund të përjetojë frikën më legjitime për qëndrueshmërinë e fronit të tij.

 

Ish-kontesha Geraldinë Aponyi pati pritur, në Tiranë, rreth dy javë më parë, një nga mikeshat e saj hungareze, që i adresoj asaj urimet më të lumtura për lindjen e ardhshme.

 

“— Vetëm Zoti e njeh të ardhmen, tha mbreti Zog, i pranishëm në takim. Një fron nuk është një kolltuk, sepse një kolltuk, sado i përdour apo i prishur të jetë, gjithmonë mund të riparohet.”

 

Sa për fronin, shpesh krisja më e vogël është shenjë rënie përfundimtare.

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1939-mbreti-zog-froni-nuk-eshte-kolltuk/

 

(Kosova Sot)