Le Radical, 1914 / Ismail Qemali, princ Vidit : “Do t’ju shërbej me të njëjtën besnikëri që i kam shërbyer vendit tim”

  • 20 January 2019 - 09:00
Le Radical, 1914 / Ismail Qemali, princ Vidit : “Do t’ju shërbej me të njëjtën besnikëri që i kam shërbyer vendit tim”

“Le Radical” ka botuar, të martën e 16 qershorit 1914, në faqen n°3,  një shkrim në lidhje me telegramin e Ismail Qemalit dërguar asokohe princ Vidit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Shqipëri Ismail Qemal beu i dërgon një telegram princit të Shqipërisë

“Vjenë, 15 qershor. - Sipas Korrespondencës Shqiptare, Ismail Qemal beu i dërgoi princit të Shqipërisë, para se të nisej për në Vlorë, një telegram në të cilin e suguron atë se ai do të kalonte pjesën tjetër të ditëve të tij duke i shërbyer sovranit me të njëjtën besnikëri që i kishte shërbyer vendit të tij.”

(Kosov Sot)