Zv.kryeministri publikon foton e Ahmet Zogut: Po ndërtojnë alibinë e tyre. Ja pse s’duhet harruar kjo ditë

  • 08 April 2019 - 10:01
Zv.kryeministri publikon foton e Ahmet Zogut: Po ndërtojnë alibinë e tyre. Ja pse s’duhet harruar kjo ditë

Zv.kryeministri Erjon Braçe në një postim në Facebook ka kujtuar 7 prillin, duke e quajtur atë si dita e tradhtareve.

Braçe shkruan se 80 vite më parë, Shqipëria u pushtua nga Fashizmi, ndërkohë që kjo datë sipas tij është për të kujtuar tradhtarët. Për zv.kryeministrin shqiptarët nuk duhet të harrojnë tradhtaret që sipas tij po ndërtojnë alibinë e tyre.

“Është 7 Prill sot; 80 vite me pare ne një dite si kjo e për 5 ditet ne vijim, Shqipëria u pushtua nga #Fashizmi.

Fale patrioteve shqiptare, një grushti atë dite, pati rezistence shqiptare kunder pushtimit;
Por ai, Mbreti i ashpër e gjakatar me popullin e tij-shqiptaret, JO, ai iku, la vendin e s’u kthye me, kurre!

Ca te tjere si ai e rreth e qark tij, bene edhe me shume, i dorezuan Kurorën fashizmit, me pas i shërbyen deri ne Qeveri, dhunuan, dogjën e vranë mu si ata.

Mos i harroni tradhetaret! Sot eshte dita e tyre! E 80-ta!

Kujto luftetaret, #PARTIZANET Kete vit eshte viti i 75-te i tyre, #CLIRIMIT, fitores historike te shqiptareve luftetare kunder fashizmit e nazizmit!

Mos i harroni tradhetaret; Po ndertojne alibine e tyre. E lame Shqipërinë prej rrezikut ardhur nga pushtimi-thone.

Shiheni kete foto te Artan Lames; Janë te dy, mbreti pushtues Viktor Emanuel dhe mbreti i “rrezikuar” nga pushtimi, Ahmet Zog. Jane ne 1946-ten, bashke, ne mërgim te dy, por në një tavoline te dy, duke ngrenë tek mbreti Faruk i Egjiptit!

Të jenë vrarë vallë këta?!

#MOSHARRO7PRILLIN!

#MOSHARROPUSHTIMIN!

#MOSHARROTRADHETARET!

#KUJTOLUFTETARET

#KUJTOPARTIZANET

Image

#75VITECLIRIM”, shkruan Zv.kryeministri.

(Kosova Sot)