Historia se si Dalai Lama nga mosha 2 vjeçare u bë udhëheqës shpirtëror i budistëve

  • 17 May 2019 - 14:30
Historia se si Dalai Lama nga mosha 2 vjeçare u bë udhëheqës shpirtëror i budistëve

Që nga shekulli i 14’të, fisi i Dalai Lamave ka qenë udhëheqës i budistëve të Tibetit. Në përkthim emri Dalai Lama nënkupton “Oqean i Diturisë”. Në dhjetor të vitit 1993, Dalai Lama i 13’të vdiç. Pas kësaj, murgjit budistë u lutën që të shfaqen shenja që ata të gjenin Dalai Lamën e 14’të. Pasi atyre iu erdh një shenjë, mësuan se Dalai Lama i ri do të gjendej në veri lindje të Tibetit. 

Pas kësaj shenje, një grup i madh murgjish udhëtuan për në Taktse në kërkim të tij. Ata morën me vete disa gjëra me të cilat do të testonin 2 vjeçarin që e gjetën për tu siguruar se ai ishte personi i duhur. Pasi gjetën djalin e vogël, ata i shfaqën atij gjërat disa prej të cilave i përkisnin Dalai Lamës së vjetër, dhe ai i identifikoi të gjitha gjërat saktësisht. Murgjit u siguruan se djaloshi 2 vjeçar ishte rimishërimi i Dalai Lamës.

Para se të bëhej udhëheqësi shpirtëror, ai ishte i lindur si Lhamo Thondup në Takser të Tibetit që është një fshat i vogël në veri lindje. Prindërit e tij ishin fermerë dhe barinj. 

(Kosova Sot Online)