I biri tregon amanetin që la Enver Hoxha para se të ndahej nga jeta: Nusen shikoni, nusen…

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 12:09
I biri tregon amanetin që la Enver Hoxha para se të ndahej nga jeta: Nusen shikoni, nusen…

Djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha ka rrëfyer amanetin e fundit që i dha babai i tij 9 ditë para se të vd iste.

Në një intervistë të dhënë , Sokol Hoxha, burri i Lilianës tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

Sokol Hoxha thotë: Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”.

Po ashtu, Sokoli thotë se Enveri kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianën dhe kjo gjë kishte shkaktuar shqetësim në familjen Hoxha.

Ai thotë: Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste.

Sokoli thotë: Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”.

(Kosova Sot Online)