A e dini sa për qind e serbëve e duan Kosovën në NATO!

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 12:04
A e dini sa për qind e serbëve e duan Kosovën në NATO!

Drejtori Ekzekutiv, Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike, Dushan Radakoviq ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ai ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Radakoviq tha se ai mendon që është mirë që Kosova të jetë pjesë e organizate.

“99% e serbëve në Kosovë nuk mendojnë se Kosova është mirë të anëtaresohet në NATO, por unë mendoj se është mirë që ju të jeni pjesë e NATO. Po e them këtë në Prishtinë në kryeqytet, do ta thoja edhe në veri e edhe në Beograd”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)