Policia dhe Prokuroria ua sekuestrojnë vilat luksoze në Brezovicë dy vëllezërve të ish-presidentit Hashim Thaçi

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 17:07
Policia dhe Prokuroria ua sekuestrojnë vilat luksoze në Brezovicë dy vëllezërve të ish-presidentit Hashim Thaçi

Policia e Kosovës në bashkpunim me Prokurorinë, zhvilloI një aksion të madh të sekuestrimit të vilave dhe shtëpive multimilionëshe, të cilat u ndërtuan në mënyrë të jashtëligjshme për vite të tëra në Parkun Nacional të Sharrit në Brezovicë.

Gjatë këtij aksioni, policia, me urdhër të prokurorisë, ka sekuestruar rreth 100 objekte, ku përfshihen vila, vikendshtëpiza të përfunduara dhe ato në ndërtim e sipër.

Sipas burimeve të konfirmuara të mediave online brenda Policisë së Kosovës, të paktën dy vila u janë sekuestruar dy vëllezërve të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Meda ka kontaktuar edhe me dëshmitarë okularë, të cilët kanë konfirmuar prezencën e policisë së Kosovës në pronat e familjes Thaçi në Brezovicë.

Kujtojmë se ish-presindenti Hashim Thaçi gjatë kohës sa ishte në pushtet është parë shpesh në Brezovicë duke kaluar vikendet atje.Gjithashtu, në Brezovicë gjithmonë është përfolur se atje shumë politikanë kanë ndërtuar vila luksoze e që shumë prej tyre nuk i kanë të deklaruara në emër të tyre për shkak të prejardhjesh së jashtëligjshme të pasurisë.

(Kosova Sot Online)