KE: Marrëveshja përfundimtare dhe ligjërisht e obligueshme, urgjente për Kosovën dhe Serbinë

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 17:54
KE: Marrëveshja përfundimtare dhe ligjërisht e obligueshme, urgjente për Kosovën dhe Serbinë

Komisioni Evropian ka vlerësuar se arritja e marrëveshjes përfundimtare ligjërisht e obligueshme është urgjente për Kosovën dhe Serbinë për proceset integruese të të dy vendeve.

Në raportin e progresit, Komisioni Evropian ka vlerësuar se në drejtim të marrëveshjes përfundimtare nuk ka pasur progres, për çka ka udhëzuar Kosovën që të angazhohet në mënyrë konstruktive.

“Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen një marrëveshjeje ligjërisht obligative më Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare për t’i mundësuar Kosovës dhe Serbisë përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në raport.

Dialogu për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar që nga viti 2011.

Në kuadër të këtij procesi, Kosova dhe Serbia kanë arritur mbi 30 marrëveshje.

Takimi i fundit mes i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq është mbajtur më 18 gusht.


(Kosova Sot Online)