Testi i virgjërisë, shpërthen biznesmeni: Nuk kam dëgjua se ndokush e ka testua femrën në gjinekologji!

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 18:07
Testi i virgjërisë, shpërthen biznesmeni: Nuk kam dëgjua se ndokush e ka testua femrën në gjinekologji!

“Testimi i virgjërisë”, llogaritet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Ky veprim nëse ndodhë do të sanksionohet me këtë kod, pasi që llogaritet si shkelje të drejtave të njeriut.

Ky ligj i ri në Republikën e Kosovës, ka ngjallë reagime të shumta në opinion, disa pro e disa kundër, e disa edhe ‘shpërthyes'.

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Pirraj ka reaguar ashpër ndaj miratimit të këtij ligji, duke e cilësuar si të padrejtë, duke qenë se sipas tij kjo është shumë pjesë intime e një çifti që kanë vendosur të jetojnë së bashku nëse për ata dy ajo gjë shihet si faktor kyç.
Pirraj këtë ligj e sheh edhe si mesazh negativ dhe degjenerues për femrat kosovare.

“Nga ana tjetër mesazhi i ligjit është i keq dhe sipas meje përherë, ka karakter degjenerues, sepse me këtë ligj në një mënyrë po ju jepet mesazh femrave ose si të them shtytje për të mos e pas problem atë punë dhe të bëjnë çka të duan.Ne nuk jemi të përkryer po së paku të mos prishemi edhe me ligj”, ka shkruar Pirraj.

 

Statusi i plotë:

Unë i kam 56 vjet. Tërë këto vite as nuk kam pa e as nuk kam dëgjua se ndokush e ka testua femrën me të cilën është martuar në gjinekologji.

Kam dëgjua se ka pas rast që shumë shpejt pas martesës qiftet janë ndarë, fjalët e popullit as atëherë as tani nuk janë ndalur.

Mirëpo me ligj ta ndalon një gjë të tillë është shumë e padrejtë, sepse është shumë pjesë intime e një qifti që kanë vendosur të jetojnë së bashku nëse për ata dy ajo gjë shihet si faktor kyç.

Nga ana tjetër mesazhi i ligjit është i keq dhe sipas meje përherë, ka karakter degjenerues, sepse me këtë ligj në një mënyrë po ju jepet mesazh femrave ose si të them shtytje për të mos e pas problem atë punë dhe të bëjnë çka të duan.

Ne nuk jemi të përkryer po së paku të mos prishemi edhe me ligj.


(Kosova Sot Online)