Gërvalla godet Skënder Hysenin: Zoti t’marroftë

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 16:25
Gërvalla godet Skënder Hysenin: Zoti t’marroftë

Pas deklaratës që Skënder Hyseni bëri duke e krahasurar presidentën Vjosa Osmani me Slobodan Millosheviqin, me fjalë të ashpra i ka reaguar Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 "Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, ka shkruar Gërvalla.

Postimi i plotë: 

Ja fytyra e vërtetë e personazheve më të gërditshme të historisë së re të Kosovës, e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta. Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!

(Kosova Sot Online)