Shpërthimi i minës lë 1 ushtar të vdekur dhe 7 të plagosur

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 18:22
Shpërthimi i minës lë 1 ushtar të vdekur dhe 7 të plagosur

Një ushtar azerbajxhanas u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të minës në rajonin Kalbajar të Azerbajxhanit, i cili u çlirua nga pushtimi i Armenisë, thanë autoritetet lokale të mërkurën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se katër punonjës të kompanisë të angazhuar në punimet e riparimit dhe ndërtimit në fshatin Chirag u plagosën si pasojë e shpërthimit të një mine antipersonel rreth orës 18:00. koha lokale (1400 GMT).

Më tej në deklaratë thuhet se një nga katër ushtarët që nxituan në vendngjarje për të evakuuar punëtorët e lënduar, shkeli në minë dhe humbi jetën, ndërsa tre të tjerët pësuan lëndime.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur.

Në vjeshtën e vitit 2020, në 44 ditë përleshje, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia festohet si një triumf në Azerbajxhan.


(Kosova Sot Online)