Mesfushori i Kombëtares e parashikoi fituesin e "Euro 2016" para një jave (Video)

  • 11 July 2016 - 15:42
Mesfushori i Kombëtares e parashikoi fituesin e

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala mesa duket është një parashikues i shkëlqyer. Mesfushori i Spartës së pragës ka parashikuar edhe fituesin e "Francë 2016".

Ende nuk ishin zhvilluar gjysmëfinalet, teksa në klubin Sparta Pragë të gjithë lojtarët kanë dhënë preferencat e tyre rreth fituesit të Euro 2016.

Nga 23 lojtarët që kanë dhënë parashikimin e tyre, 10 prej tyre ishin se Franca do ta fitojë evropianin, shtatë të tjerë për Uellsin dhe pesë për Gjermaninë.

I vetmi që ka parashikuar Portugalinë si fituese ishte mesfushori nga Drenica, Herolind Shala. Shala ndryshe njihet si një tifoz i madh i yllit portugez Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot)