Mëngët e gjata dhe pantallonat e shkurta

  • 18 June 2016 - 08:10
Mëngët e gjata dhe pantallonat e shkurta

Kombinimi që do të jetë në trend gjatë kësaj vere

Shumë ekspertë të modës në 'Instagram' kanë postuar fotografi, që kanë të bëjnë me trendin e kombinimit të mëngëve të gjata me xhinse të shkurta. Xhinset e shkurta të kombinuara me këmisha të mëndafshta dhe transparente me mëngë të gjatë ose me bluza me krahë të hapur dhe me mëngë të gjera janë zgjedhje të mira për dukje gjatë këtij sezoni., raporton Gazeta Kosova Sot

Ky kombinim, në fakt, e ka edhe anën praktike. Duke pasur parasysh se këmbët rreziten më ngadalë sesa krahët dhe duart, ky stil ju mbron nga rrezet e diellit, e njëkohësisht, nëse zgjidhni materiale të lehta e transparente me siguri nuk do ta keni tepër ngrohtë.

Nëse frymëzoheni nga ekspertët e modës, mund të jeni të sigurta se këtë verë do të jeni absolutisht moderne, sepse e dimë që këta ekspertë kanë fuqinë që të vendosin se cili do të jetë trendi i ardhshëm!

(Kosova Sot)